Skandaloze/Policia serbe ndaloi në kufi këngëtaren e njohur kroate, Severina, nuk shkoj më atje derisa në pushtet është Vuçiqi

Picture of ina-online
ina-online

27/08/2024

Këngëtarja kroate u ndalua në kufirin me Serbinë dhe pasi u lirua, vendosi të kthehej në Kroaci.

Sipas mediave vendase, Severina është ndaluar dje në kufirin me Serbinë, pas së cilës policia ka ndaluar dhe ka marrë në pyetje për katër orë këngëtaren e njohur kroate.

Pasi Severina ka biseduar me organet kompetente, ajo është lejuar të hyjë në Serbi.

Megjithatë, këngëtarja vendosi të rikthehet në Kroaci me iniciativën e saj.

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq përmes një arsyetimi banal konfirmoi se policia kufitare në kufirin me Kroacinë e ndaloi Severinën, bazuar në listat e njohura si të “vendeve verbale”.

Severina flet se çka përjetoi

Këngëtarja kroate Severina Vuçkoviq ka folur për skenat e pakëndshme nga kufiri kroato-serb ku u mbajt për më shumë se katër orë për t’u marrë në pyetje nga autoritetet serbe për shkak të disa deklaratave nga e kaluara.

Ajo u ndalua në kufi në orën 19:35 dhe ishte planifikuar të performonte në një event privat, në kuadër të ditëlindjes së saj, duke filluar nga ora 23:00.

Jutarni list shkruan se Severina u mbajt në kufi deri në orën 23:35, kur ajo kërkoi t’i ktheheshin dokumentet dhe të lejohej të kthehej në Kroaci. Kur ajo u ndalua, policia thirri hetuesit të cilët dyshohet se e morën në pyetje për Srebrenicën dhe litiumin (dmth. protestat kundër minierave të litiumit në Serbi), Tugjmanin, por edhe tema tjera dhe më pas kontrolluan të gjithë makinën e saj. Ajo ka thënë se nuk do të shkoj më kurrë në Serbi derisa në pushtet është Aleksandar Vuçiq.(INA)

TË FUNDIT
7 orë
Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria
10 orë
VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së
12 orë
Luizi po kënaqet me qenushin e vogël (video)
13 orë
Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve
13 orë
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

ME TE LEXUARA

20 orë
VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë
13 orë
Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve
20 orë
"Fabrikat" e lajmeve të rreme në Maqedoni punojnë tërë kohën
12 orë
Luizi po kënaqet me qenushin e vogël (video)
20 orë
Ministri italian i MPJ-së: Nëse ne si BE nuk i japim dorën Maqedonisë së Veriut, Kina dhe Rusia do ta bëjnë

LEXO MË SHUMË

IMG_7425

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

vlen llogo

VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

luizi luna

Luizi po kënaqet me qenushin e vogël (video)

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve

venko filipce

Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

deputetet vlen

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

ali ahmeti ziadin sela fronti

Fronti Europian nuk i përjashton protestat

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën

INFO

NA NDIQ