Veriu i Kosovës, Elshani: Nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi të ndonjë sulmi të ri

INA
INA

25/10/2023

Policia e Kosovës sërish ka nisur një aksion në veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u plagos Alban Rashiti.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, bastisjet kanë filluar dhe deri më tash nuk është arrestuar asnjë person.“Po e konfirmojmë që kemi sërish bastisje të reja për rastin në Banjskë, në veri të Kosovës. Deri më tash s’ka asnjë të arrestuar”, ka Elshani.

Ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi të ndonjë sulmi të ri në Veri të vendit.
“Situata në veri të vendit është e qetë për momentin, por e brishtë dhe delikate. Por, duke marrë parasysh situatën delikate në të cilën ndodhemi, nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi në veri të ndonjë sulmi të mundshëm. Policia e Kosovës është e gatshme për çdo rast që mund të ndodh”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, më 24 shtator, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.Në kundërpërgjigje të sulmit terrorist, Policia vrau tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Milan Radoiçiq, i cili pas sulmit dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, parti kjo e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

INFO

NA NDIQ