Policia shpërndan maska ​​në aeroportin e Cyrihut

0

Ndonëse në aeroportin e Cyrihut nuk ka detyrim për vënien e maskës, oficerët e policisë kantonal janë të autorizuar të japin maska ​​për udhëtarët në rastet kur nuk mund të respektohet distanca minimale. Kështu ka sqaruar kreu i policisë së aeroportit në konferencën për media të mbajtur sot, shkruan srf.ch.

“Nuk do të ketë asnjë detyrim që të vendosni maskë në të ardhmen, ka thënë Stefan Tschudin, zyrtari kryesor i Operacioneve në Aeroportin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. “Për ne, prioriteti kryesor është kujdesi për pasagjerët, vizitorët dhe të gjithë punonjësit në Aeroportin e Cyrihut. Të gjithë këta duhet të kenë mbrojtje maksimale dhe një ndjenjë sigurie, gjatë udhëtimit ose gjatë punës.

Ndërkaq, drejtuesit e aeroportit po mbështesin një përpjekje pastrimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për herë të parë, robotë të rinj pastrimi po përdoren për të pastruar sipërfaqet në aeroport, transmeton albinfo.ch. Shpërndarësit e materies dezinfektuese tashmë janë vendosur në 200 vende dhe në të gjitha sportelet janë instaluar ekranet mbrojtëse Plexiglass./Albinfo.ch