Policia shqiptare në kërkim të radikalëve katolik që kër cënuan pushuesit nga Maqedonia e Kosova

0

Policia shqiptare në kërkim të radikalëve katolik që kër cënuan pushuesit nga Maqedonia e Kosova

Policia shqiptare është duke i kërkuar dy banorët e veriut të vendit të cilët kërcënuan turistët myslimanë nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata dëgjohen duke thënë në video se “se do t’i rrjepin” kosovarët “ashtu sic u ka bërë serbi”.

Reagimi i Policisë në Shqipëri:

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.