Policia shqiptare ofron 100 mijë euro për identifikimin e autorëve të sulmit ndaj Top Channel

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Policia e Shtetit në Shqipëri ka ofruar 100 mijë euro shpërblim për personin që jep informacion lidhur me vrasjen e rojës së Top Channel dy natë më parë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës.

Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

“Më datë 27.03.2023, në orën 19:00, nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar një analizë e detajuar e veprimeve hetimore të kryera, janë përcaktuar versionet hetimore dhe një grup i posaçëm hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore të deleguara me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, po analizohen të gjitha informacionet që disponon Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor, për kryerjen e këtij hetimi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve.

“Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

Albin-Kurti-Erdogan

Erdogani bisedon me Kurtin e Vuçiqin: Turqia e gatshme të kontribuojë në dialog

osmani-kurti-makron-macron

Franca a po nxjerr “jashtë loje” Kurtin, Macron negocion takim Osmani-Vuçiç

fsk

Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

erden atiq

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës

IMG_1719

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

vucic erdogan

Vuçiqi i lutet Erdoganit që t’i ndihmojë rreth situatës në Kosovë

INFO

NA NDIQ