Policia turke ndalon veteranin e UÇK-së, Serbia ka dërguar emrin e tij në Interpol

0

Kryetari i organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se veterani i UÇK-së, Imri Ilazi është ndaluar sot nga policia turke në Aeroportin e Antalisë.

Ndalesa e tij sipas Gucatit është bërë pasi që shteti serb ka dërguar emrin e Ilazit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së në Interpol, shkruan “Zëri.info”.

Gucati përmes një postimi në “Facebook”, ka apeluar tek bashkëluftëtarët e tij që mos të dalin në shtetet tjera.

“Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia Turke ne Airoportin e Antalis qe shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtareve të UÇK -së ne Interpol nga burimet qe kemi marrë Serbia keto ditë ka ber një listë re me emra te ish pjesëtareve te UÇK -së ju bëjmë apel te gjithë bashkëluftëtareve qe këto ditë mos te dalin nga shtetet tjera . Shteti Turk duhet te mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar ne Interpol nga Serbia”, ka shkruar Gucati./Zëri