Policia zbulon 10 migrantë në një makinë në rrugën Sllupçan-Vaksincë

0

Në rrugën lokale f. Sllupçan-Vaksincë, mbrëmë rreth orës 23:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor Bellanoc, në një veturë të tipit “Reno laguna” me targa të Shkupit, kanë zbuluar 10 migrantë nga Pakistani, Siria dhe Bangladeshi.

Siç informuan sot nga MPB-ja, policia ka tentuar ta ndalojë automjetin “Reno laguna”, i cili nuk i është bindur urdhrit policor por ka vazhduar drejtë Vaksincës. Para hyrjes në fshatin Vaksincë, tek varrezat e fshatit është gjetur automjeti, me ç’rast shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa në automjet janë gjetur emigrantët.

Emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme dhe merren masa për zbardhjen e rastit.