Policia zvicerane arreston tre punëtorë nga Maqedonia e Veriut

Në Rüthi të Zvicrës, policia zvicerane të premten në mëngjes ka arrestuar tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, përderisa e kontrolluan një kantier ndëtimi. Ata nuk kanë mundur të identifikohen me ndonjë lejeqëndrim, apo me ndonjë leje pune, informon portali Shtegu. Punëdhënësi i tyre do të denoncohet.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut 50, 44 dhe 49-vjeçarë, u punësuan si punëtorë në armaturë në një kantier. Policia e St. Gallenit të shtunën njoftoi se kanë filluar procedurat penale. Që të tre personat janë në arrest dëbimi.