“Poligraf”: Kush dezinformoi me fotografi të vjetër se në Greqi mbulohet shenja “NMK” në targat e makinave?

Picture of INA
INA

12/03/2024

Fotografi e vjetër – dezinformatë e re. Kjo është një nga format më të shpeshta të dezinformimit në internet. I tillë është rasti me lajmin se në Greqi po mbulohet edhe shenja “NMK” në targat e veturave nga vendi.

Më 29 shkurt 2024, portali i TV Kanal 5 publikoi tekstin me titull: “Skandal: Në Greqi mbulohet edhe shenja NMK në targa”. “Në Greqi me një ngjitëse skandaloze është mbuluar shenja NMK në targën e një veture nga Shkupi. Mbi shiritin blu me shënimin NMK në targë, një autor i panjohur ka ngjitur afishe skandaloze ku shkruan – Ju nuk jeni maqedonas, ju jeni sllavë – Maqedonia është Greqi” – shkruan në tekst, ku thuhet se fotografia e targës është shpërndarë në Fejsbuk.

Përmbajtje të ngjashme më pas botoi edhe portali i TV Sitel, në tekstin me titull “Shenja “NMK” e mbuluar me afishe “ju nuk jeni maqedonas, Maqedonia është greke” në Greqi”. Edhe portali Skopje 1 e publikoi këtë lajm me titull: “Ju nuk jeni maqedonas, por sllavë, Maqedonia është greke” – provokime greke me afishe në targa maqedonase”.

Edhe pse mediat iu referuan postimeve në Fejsbuk, nuk bëhet fjalë aspak për një fotografi të re, por për një fotografi të vjetër. Për shembull, fotografia është publikuar nga portali Skopje Info më 23 gusht 2016. Më shumë elementë tregojnë se kjo fotografi është e njëjtë me fotografinë e publikuar këtë vit në portale dhe rrjete sociale.

Edhe kontrolluesit e fakteve nga “Vërtetmatësi” bënë me dije se fotografia e vjetër u shpërnda në postime të shumta në Fejsbuk, në të cilat ngjarja paraqitet sikur të kishte ndodhur këtyre ditëve. “Ndryshe nga ajo që thuhet në njoftime, kjo fotografi nuk është e vitit 2024, por është e vjetër pothuajse tetë vjet dhe nuk përfaqëson një praktikë të Greqisë zyrtare, por një incident”, thuhet në recensionin e “Vërtetmatësit”.

Edhe ky rast tregon se mediat nuk duhet të botojnë informacione të paverifikuara nga rrjetet sociale. Ato mund të rrisin lexueshmërinë, por e mashtrojnë audiencën, e rrënojnë besimin në media dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË