Politika e Zaevit rrugë e dashurisë së Adelina Tahirit me biznesmenin maqedonas

Sulejman Mehazi/

Pastaj hajde e mos thoni, jo Ali Ahmeti, por Zajevi do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe. E patë çfarë tha te TV Alsati, më shumë unë dua ta zyrtarizoj gjuhën shqipe, sesa Ali Ahmet.

Neve ndoshta na duket se fjalët e tij janë pallavra gënjeshtrash, po nëse dalin të vërteta e zyrtarizohet gjuha shqipe atëherë kush e cili do lavdërohet, a?, Ali Ahmeti me qeverisjen e tij të gjatë 15 vjeçare, apo Zaevi me qeverisjen e tij gjashtë mujore?

Pastaj hajde e mos thoni se Zaevi, pastaj ec e mos  ia jepni votën  LSDM-së së Zaevit. Duam apo s’duam ta pranojmë, një gjë është e vërtetë, mos të ishte Zaevi  edhe 25 vite të tjera do  kalonin e politikanët tanë shqiptarë me vetëkënaqësitë e posteve të tyre kurrgjë nuk do bënin, përveç që do na kullotnin në vazhdimësi me zyrtarizimin, zyrtarimini, zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Me largimin e partisë nacionale Aleanca e Shqiptarëve nga qeveria maqedonase e me shpricer qeverisjen e intengristëve shqiptarë dhe socialistëve maqedonas, ky shtet shkon drejt mini-vëllezërim-bashkimit jugosllav, ku shqiptarëve do ju lejohet përdorimi i gjuhës shqipe nëpër instancat e larta shtetërore, në anën tjetër nuk do ju lejohet nacionalizmi kombëtar, rruga politike e Zaevit dhe e Ali Ahmetit na çon drejt rrugës martesore të këngëtares Adelina Tahirit me biznismenin maqedonas që s’na kujtohet emri.

Intergristët shqiptarë për shkak pasioneve, lakmive materiale të Adelina Tahirit do na martojnë me mashtruesit socialistët maqedonas për të humbur gjurmët tona kombëtare e atdhetare.