Politika ende “e elektrizuar” për rritjen e çmimit! VMRO akuzon LSDM për paaftësi, nga LSDM ua kujtojnë kohën e Gruevskit

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/01/2022

Rritja e çmimit të rrymës vazhdon të përplasë partinë në pushtet LSDM-në dhe atë opozitare VMRO-DPMNE. Opozitarët gjithë fajin e shohin tek politikat e socialdemokratëve, ndërsa anëtari i Komisionit për Energjetikë në VMRO-DPMNE, Goran Nikollov, thotë se nëse ELEM do të ishte në gjendje të mirë dhe do të kishim prodhim të mjaftueshëm vendor, nuk do të na duhej të blejmë energji nga 17 denarë, që ta shesim për 3,5 denarë, por do të kishim çmim të prodhimit me 5 a 6 herë më të lirë.

“Po në vend të të vërtetës, Kryetari i KRRE fotografohet dhe jep intervista për justifikim të ndërprerjes të tarifës së lirë ditore. Mossuksesi i LSDM-së në menaxhimin me kompanitë energjetike është në kurriz të popullit. Rrita prej 9,84%, bashkë me anulimin e tarifës së lire ditore janë vetëm një pjesë e kolapsit që e sollën kuadrot e paafta të LSDM-së”, tha Goran Nikollov, Komisioni për Energjetikë VMRO-DPMNE.

Me reagim Lidhja Socialdemokrate. Shkruajnë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE harrojnë të tregojnë se edhe pa krizë energjetike çmimin e rrymës e rritën për 100% dhe e hoqën tarifën e lirë.

“Në një pjesë e mirë e asaj periudhe regjimi, Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energji i Nikolla Gruevskit dhe më pas drejtor i EMV-së. Ajo që VMRO-DPMNE shmang tA thotë është se edhe pa krizë energjetike globale dhe pa më të voglin turp para popullit e hoqën tarifën e lirë ditore e më pas si opozitë e kundërshtoi kthimin e saj. Gjatë qeverisjes së tyre, investimet shkuan në barok të rremë, palma, në vend të objekteve energjetike”, thonë nga LSDM

Socialdemokratët lëvdohen se falë reagimit të shpejtë dhe në kohë të Qeverisë, janë aktivizuar të gjitha kapacitetet në dispozicion për prodhimin e rrymës nga burimet vendase për të reduktuar varësinë nga importi i energjisë elektrike të shtrenjtë që ndikon drejtpërdrejt në çmim. Po nga partia e Mickoskit këmbëngulin se zgjidhja e vetme janë ndryshimet e menjëhershme dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

TË FUNDIT

Dënim me vdekje për personat që vrasin shtetas të Izraelit, pr/ligji kalon në lexim të parë

Dhunuesi i Prilepit që sulmoi futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës do të kalojë vetëm me gjobë

Dimovski: Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur

Kocevski: Muajin e ardhshëm aktakuzë për policët të përfshirë në tragjedinë në Koçan

Vdekja e 37 vjeçares në Klinikën për Kirurgji Digjestive, Aliu: Inspektorati është në terren, do të formohet edhe komision ekspertësh

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË