Politika kriminale-ndëshkuese ndaj funksionerëve në Maqedoni

INA
INA

6 Qershor, 2023

Dr.Sc.Armend Asllani

Te dhëna statistikore mbi politikën ndëshkuese ndaj kriminalitetit të personave zyrtar në vendin tonë në periudhën 10 vjeçare

Sipas të dhënave statistikore të marra nga enti statistikor shtetëror dhe nga shumica e gjykatave themelore në kuadër të 4 gjykatave të apelit në vendin tonë, në periudhën 10 vjeçare rezultojnë se dënimet me kusht kundrejt kryerësve të veprave penale kundër detyrës zyrtare fuqishëm dominojnë në sistemin tonë penalo-juridik, ndërsa dënimet tjera me burg 16.81%, dënimet me para 6.20%. De facto këto të dhëna janë shqetësuese për tërë sistemin penal në vendin tonë e posaçërisht për politikën kriminale mjaft të butë dhe të lehtë që zbatohet nga Gjykatat për këtë lloj kriminaliteti.

 

Kriminaliteti i funksionerëve nuk gjykohet në vendin tonë! Kjo argumentohet me të dhënat tjera shqetësuese statistikore se në periudhën e fundit 10 vjeçare vetëm 25.29% kemi aktgjykime dënuese, kundrejt 65% gjykimeve liruese. Kjo forcon dyshimet se krimet e zyrtarëve nuk sanksionohen mjaftueshëm në sistemin penal-juridik të vendit tonë.

Nga këto fakte statistikore të përpunuara dhe të interpetuara në mënyrë shkencore në sistemin tone penal-juridik mund të konstatohet se politika ndëshkuese jo vetëm që është mjaft e zbehtë, e butë ndaj funksionerëve, por edhe fuqishëm rrit këtë lloj të kriminalitetit. Normalisht se këto të dhëna janë indikator i fuqishëm që shoqëria jonë të mos ketë besim në insitucionet kompetente shtetërore.

Por, jo vetëm kaq, kjo politikë diskriminuese e Gjykatave në vendin tonë reflekton negativisht tek ndërkombtarët dhe largon shtetin edhe më tej drejt aspiratave euroatlantike.
Duhet urgjentisht që të ndryshojë politika jonë ndëshkuese, në funksion të forcimit dhe ashpërsimit të ndëshkimeve ndaj kriminalitetit të funksionerëve, më shumë të shqiptohen dënime me burg dhe dënime me para, mandej të inicohen përgjegjësi penale nga ana e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit; të kemi mbështetje të fuqishme nga sektori civil; promovime të programeve dhe kampanjave antikorruptive dhe inkriminime të tjera në Kodin Penal të RMV-së nga shtetet tjera që janë të zhvilluara dhe kanë demokraci progresive parlamentare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

INFO

NA NDIQ