Politika më përzuri në gurbet, rrëfimi i ekonomistit të diplomuar që nuk ishte punësuar për 13 vjet!

0

Unë quhem Arben. M, nga Kumanova. Në vitin 2008 e kam përfunduar fakultetin ekonomik dhe në çdo konkurs kisha konkuruar për punësim, menjëherë pasi që mbarova gjimnazin. Prisja me shumë shpresë se do të pranohesha, për t’a shpërbly dhe ndihmu familjen time, sepse babai im me një rrogë mezi i’a doli të më shkollojë. Asgjë nuk ndodhte, prisja me muaj e me vite, por më vonë kuptova se unë kurrë nuk mund të punësohesha, sepse nuk isha pjesë e partisë në pushtet. Këtë e kuptova qartë dhe shpresoja që përmes ndonjë miku të më merrnin parasysh. Edhe kjo nuk ndodhi kurrë, sepse babai im dhe familja ishin me partinë tjetër, por kurrë nuk ishin aktiv, sepse mezi mbijetonin me punët e tyre. Dita dita shuheshin shpresat, ndërsa ata të kësaj partie po punësonin familjarët: djemtë, vajzat, nipat, mbesat, kusherinjtë, dajallarët, baxhanakët me djemtë e kë nuk e punësuan. Punoja punë private, shitës, punëtorë krahu e me diplomën e ekonomistit, sa për të siguruar një copë bukë. Në disa vende nuk më pranonin punë fizike, sepse thonin se nuk ja vlen me të nënvlerësu, por qëllimi i tyre ishte se unë nuk mund ta bëja atë punë fizike që ata e kërkonin. Dhe u mbush kupa dhe erdhi fundi. Zhgënjimi i madh ndodhi edhe pas përçarjeve që po i ndodhnin opozitës, dhe dështimet që ajo nuk mund të vinte në pushtet, sepse tashmë ishte shpresa se përmes tyre mund të punësohesha. Edhe kjo dështoi hdhe rrugëtimi i mbetur ishte gurbeti apo Gjermania. Zgjodha këtë rrugë si shpëtim, sepse familja ishte rëndë dhe sot jam në gurbet. Nuk e doja këtë, por fati ndoshta ishte ashtu që e kishim në duart e disave. Nuk e di kur do të kthehem, por nga mllefi që kam më sillet në mendje bindja se kurrë s’du me u kthy në atë realitet të hidhur. Por megjithatë atje është vendlindja ime dhe shpresojmë se një ditë do të kthehemi të gjithë!
Me respekt për gjithë bashkëatdhetarët e mi! (INA)