Politika rajonale e BE-së dhe ndikimi i saj në Maqedoninë e Veriut

Picture of INA
INA

26/09/2024

Shkruan: Sanije Memishi

(Në këtë shkrim janë nxjerrë pjesë nga punimi i diplomës në Fakultetin e Administrim Biznesit të UT-së në Kumanovë)

Politika rajonale e Bashkimit Evropian ka për qëllim të mbështesë një zhvillim harmonic mes Shteteve Anëtare, me qëllimin për ti zhdukur dallimet në zhvillim drejt përforcimit të kohezionit ekonomik dhe shoqëror.

Në veçanti, Bashkimi Evropian ka për qëllim të zvogëlojë pabarazitë ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, si dhe prapambetjen e rajoneve ose ishujve më pak të favorizuara, përfshirë këtu edhe zonat rurale, zonat e prekura nga tranzicioni industrial, rajonet të cilat vuajnë nga hendikepe të rënda natyrore dhe demografike.

Fondet Strukturore dhe Fondi i Kohezionit janë pjesë e politikës strukturore të Komunitetit, që kanë për qëllim të ngushtojnë hapësirat e zhvillimit ndërmjet rajoneve dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian.

Në periudhën kohore 2021-2027, fondet e BE-së të alokuara për Politikën e Kohezionit arrijnë rreth 400 miliardë euro.
Me bashkëfinancimin kombëtar, rreth gjysmë trilion euro do të jenë në dispozicion për financimin e programeve në rajonet dhe vendet e BE-së.

Buxheti i politikës rajonale është njësia e dytë për nga madhësia në buxhet evropian. Bashkimi Evropian përbëhet nga 271 rajone të cilat nuk janë njësojë të zhvilluara.
Rritja e buxhetit konsiston me faktin se disa nga shtetet e reja anëtare kanë shumë rajone të varfura në të cilat kërkohet investime.

Politika rajonale e BE-së punon për të bërë një ndryshim në pesë fusha kryesore:

– Duke investuar te njerëzit duke mbështetur aksesin në punësim, arsim dhe mundësitë e përfshirjes sociale,
– Mbështetjen e zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme,
– Forcimi i kërkimit dhe inovacionit përmes investimeve dhe vendeve të punës në lidhje me kërkimin,
– Përmirësimin e mjedisit nëpërmjet projekteve të mëdha investuese,
– Modernizimi i transportit dhe prodhimit të energjisë për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike, me fokus në energjinë e
rinovueshme dhe infrastrukturën inovative të transportit.

Fondet IPA-I

Fondet IPA apo Instrumenti i Asistences së Para-Aderimit , është një linjë financiare , buxhetore e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perendimor dhe Turqinë. Instrumenti i Para-aderimit (IPA) është instrumenti i ri financiar i themeluar me Rregullorene Këshillit (EC).

Për periudhen 2007-2013 në kuader të kësaj ndihme janë ndarë 11.5 mliard euro, kurse për 2013-2020 14.5 miliard euro.
Ky program synon që përmes dhënies së asistencës vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të ndikojë në harmonizimin dhe zbatimin e acquis communautaire ashtu sikurse ti përgatisë këto vende për të përfituar në të ardhmen nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian.

Sipas bazës ligjore të Bashkimit Evropian gjdo vendë i kontinenti evropian që i plotson kriteret sipas nenit 6 dhe nenit 49 të Traktatit të BE-së mund të aplikoj për tu antrasuar në BE.
Neni 6 potencon se Bashkimi Evropian është themeluar në mbi parimet e përbashkëta të shteteve si demokracia , liria, rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe parimin e sundimit të shtetit të së drejtes.

Ndihma komunitare është mbështetja financiare që BE-ja i ofron vendeve që synojnë të aderojnë në këtë strukturë.
Komponentët përbërës të IPA-s?

Pesë janë komponentët e Instrumentit të Para Aderimit, të cilët paraqiten si më poshtë:

Asistencë për fazën transitore dhe ngritjen e institucioneve

Komponenti i parë i IPA-s synonte forcimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, përfshirjen e administratës publike në reforma efektive, themelimin ose forcimin e sistemit të kontrollit financiar, forcimin e ekonomisë së tregut, etj. Një vëmendje të veçantë ky komponent i kushton zhvillimit të shoqërisë civile dhe njëkohësisht rritjes së dialogut midis strukturave qeveritare dhe jo qeveritare në funksion të promovimit të vlerave demokratike, shtetit ligjor, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Ky komponent ishte i hapur për vendet kandidate dhe kandidate potenciale duke i ofruar atyre mbështetje për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik.
Komponenti për fazën transitore i cili është nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit të Zgjerimit përfshin edhe asistencën për realizimin dhe përmbushjen e reformave në sektorë kyç si: drejtësia, shëndetësia, policia,
arsimi, reforma në përmirësimin e sistemit të informacionit dhe komunikimit, etj.
Përmes këtij komponenti synohet që të asistohen dhe njëkohësisht të ndihmohen shtetet me demokraci të brishtë në ndërtimin e institucioneve ligjore të cilat do të shërbejnë si pararojë për ngritjen dhe konsolidimin e demokracisë në këto vende. Asistenca në këtë rast vjen përmes ekspertizës së huaj të specializuar në fushën e informacionit, asistencës teknike dhe investimeve.
Bashkëpunimi ndërkufitar

Ky komponent i IPA-s synon të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndër rajonal midis vendeve kandidate dhe potenciale kandidate dhe, midis tyre dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky bashkëpunim synon të promovojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis shteteve kandidate dhe kandidate potenciale me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Stabiliteti dhe prosperiteti është në interesin e përbashkët të të gjitha shteteve të përfshira nën këtë komponent duke inkurajuar harmonizimin, balancimin 11 dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky komponent që është nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Zgjerimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Rajonal synon të forcojë bashkëpunimin e zonave kufitare për të adresuar sfidat e përbashkëta në drejtim të mjedisit, sigurisë, shëndetit publik, luftës kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe trafikimit.
Përmes këtij komponenti nxitet zhvillimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushën e kulturës dhe turizmit, tregtisë kufitare dhe arsimit duke promovuar bashkëpunimin ligjor ndërkufitar në nivel rajonal dhe lokal. Pikërisht projekti “Gjallërimi i bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të politikave rajonale dhe zhvillimit të integruar rural”synon të ofrojë informacion të gjerë mbi këtë komponent përbërës të IPA-s për të cilën BE-ja ka venë në dispozicion shuma financiare të konsiderueshme dhe për të cilat Shqipëria është e ligjshme të përfitojë. Në vazhdim të broshurës informative do të analizohen më hollësisht kriteret e këtij komponenti dhe mbi mundësitë që autoritetet lokale duhet të shfrytëzojnë për të përfituar nga këto fonde.

Zhvillimi rajonal

Ky komponent mbështet politikat e zhvillimit rajonal si dhe përgatitjen për administrimin dhe zbatimin e politikës së Kohezionit të Bashkimit Europian. Kryesisht komponenti i tretë i Instrumentit të Para Aderimit mbështet financiarisht ato grupe aktivitetesh të cilat financohen nga Fondi Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (ERDF) dhe Fondi i Kohezionit. Disa nga aktivitetet që ky komponent financon synojnë ngritjen e institucioneve, asistencën teknike me qëllim programimin dhe zbatimin e këtij fondi, përmirësimin e infrastrukturës së transportit, sistemit të ujitjes, aktivitete që fokusohen në mbrojtjen e mjedisit, etj. Fokus të veçantë ky komponent i kushton promovimit të zhvillimeve teknologjike dhe kërkimit përmes institucioneve apo qendrave të arsimimit dhe kërkimit. Për të arritur realizimin me sukses të reformave një pjesë e rëndësishme e komponentit të Zhvillimit rajonal shkon në mbështetje të kërkimit dhe përdorimit të informacionit dhe teknologjisë së komunikimit. Aktualisht Shqipëria ende nuk përfton nga ky komponent.

Zhvillimi i burimeve njerëzore

Komponenti i zhvillimit të burimeve njerëzore mundëson mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për forcimin e kapaciteteve njerëzore që do të mundësojnë menaxhimin më
efektiv të fondeve komunitare. Ky komponent menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ndërtimi i institucioneve dhe
shtetit të së drejtës sikurse realizimi i reformave që do të mundësojnë përafrimin gjithnjë e më tepër me standardet evropiane kërkon domosdoshmërinë e të paturit të një administrate dhe burimeve njerëzore të afta për të realizuar këto reforma.
Komponenti i zhvillimit të burimeve njerëzore kontribuon në forcimin e kohezionit social dhe ekonomik duke shkuar paralelisht me prioritetet e Strategjisë Evropiane të Punësimit në fushat e edukimit, punësimit, trajnimit dhe përfshirjes sociale.
Njësia bazë e këtij komponenti është individi dhe kapaciteti i tij intelektual që do të mundësojë realizimin efektiv të reformave në kuadër të anëtarësimit në BE.
Kryesisht ky komponent orientohet në zhvillimin dhe riaftësimin e burimeve njerëzore të administratës publike dhe institucioneve shtetërore që përmes trajnimeve dhe asistencës teknike, të realizohet përmbushja me sukses e reformave që shtetet kandidate duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e BE.

Zhvillimi rural (IPARD)

Qëllimi kryesor i këtij komponenti (IPARD) është të kontribuojë në modernizimin e sektorit bujqësor përmes investimeve dhe në të njëjtën kohë edhe në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. IPARD i kushton vëmendje të rëndësishme zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor përmes plotësimit të standardeve të acquis lidhur me rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore në përputhje me standardet evropiane për sa i përket sigurisë ushqimore, veterinarisë, kushteve higjeno-sanitare, kushteve mjedisore, etj. Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor dhe social ekonomik i zonave rurale synohet të arrihet përmes rritjes së aktiviteteve ekonomike dhe mundësive të punësimit të cilat do të kenë impakt pozitiv edhe në jetën shoqërore. Zhvillimi rural është komponenti nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai përqendrohet më së shumti në përmirësimin e efiçencës së tregut dhe zbatimit të standardeve të Komunitetit, rritjen e investimeve në sektorin e përpunimit dhe marketingut si për produktet bujqësore ashtu edhe ato.

IPA II dhe III

Bazuar në draftin e propozuar nga Komisioni, IPA e re që lindi pas negociatave mes Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për periudhën 2014-2020, fondet i kushtëzonte, jo më me statusin e një vendi, por me performancën e tij në reformat ku investon BE.
Ajo që e dallon qartë nga IPA e mëparshme është se instrumenti do të bëhet shumë më i thjeshtë për t’u përdorur. Do të jetë shumë e lehtë për të kaluar fonde nga një politikë e caktuar në tjetrën. Do të përshtatet më shumë me nevojat e vendeve respektive.
Dhe do të shtojë, sipas dëshirës së Parlamentit Europian, kritere shtesë për çështje që lidhen me të gjitha aspektet e zhvillimit social të vendeve.

Ky është një nga ndryshimet madhore nga IPA-ja aktuale, pasi çdo vend do të mund të përdorë fondet e IPA-s, pavarësisht statusit, në të gjithë komponentët, që tashmë do të quhen ‘fushat e politikave’.
Kjo do të thotë që vendet e rajonit edhe pse nuk e kanë statutin kandidatë do të mund të përdorin të gjitha fondet e të gjitha fushave të përcaktuara të politikave.

Me formulimin e ri, “komponentët” zëvendësohen me “fusha politikash” me fokus në: forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, gjyqësorin, administratën publike, median, të drejtat themelore, ërfshirë të drejtat e punëtorëve, të minoriteteve, barazinë gjinore, etj.

Propozohet manovra e “vendimeve urgjente” të BE-së për “raste të jashtëzakonshme, si kriza, apo kur kërcënohet demokracia”, si dhe një çmim për vendin përfitues me performancën më të mirë në zbatimin e asistencës së BE-së.
Objektivi i përgjithshëm i instrumentit IPA III është të mbështesë përfituesit në pranimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të nevojshme për të përputhur me vlerat e Bashkimit dhe për të përputhur progresivisht me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e Bashkimit me qëllim të anëtarësimit në Bashkim, duke kështu kontribuar në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e tyre.

Ndihmat nga Bashkimi Evropian përmes Fondeve IPA për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.Për ta ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, BE-ja ofron mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë financiare nëpërmjet projekteve në mënyrë që vendi të mund të ndërmarrë çdo reformë të nevojshme.
Instrumenti për Para-aderim (IPA) është instrumenti kryesor financiar i BE-së për të mbështetur reformat strukturore në Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e vendit për aderim në BE.

Që nga viti 2007, BE-ja ka investuar 1.6 miliardë euro, përmes zarfit kombëtar IPA, në pesë fusha kryesore:

 Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore.
 Demokracia dhe qeverisja e mirë.
 Mbrojtja e mjedisit dhe lidhshmëria e qëndrueshme.
 Rritja ekonomike dhe kapitali njerëzor.
 Bujqësia dhe zhvillimi rural.

Vendi përfiton gjithashtu nga IPA Programi me Shumë-Përfitues, i cili ndau ndihmën e BE-së prej 3.24 miliardë euro për periudhën 2014-2022 për të mbështetur projekte me ndikim rajonal për Ballkanin Perëndimor.
Që nga viti 2009, Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së (ËBIF) ka mbështetur investime të vlerësuara prej 3 miliardë eurosh në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut.

Deri më sot, vendi ka përfituar nga 48 grante për vlerën e përgjithshme prej 486.5 milionë euro, që mbulojnë si asistencën teknike ashtu edhe punët investuese.
Donatorë të tjerë kanë kontribuar 20.2 milionë euro si ndihmë dypalëshe dhe 900 milionë euro janë dhënë si kredi nga Institucione të ndryshme Financiare Ndërkombëtare.
Përveç kësaj, Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) ka dhënë 10 milionë euro për projekte që përmirësojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në periudhën 2007-2024.

Fondet IPA të ndara për Komunën e Likovës

Fondet IPA janë një burim i rëndësishëm i financimit për vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe RMV-në.
Këto fonde ofrojnë mbështetje për sektorë të ndryshëm si zhvillimi rural, infrastrukturë,arsim shëndetësi, zhvillim ekonomik etj..
Në vazhdim do të përmendim disa raste në të cilët disa nga komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe Republikës Serbisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën gjithmonë duke u kordinuar, kanë arritur të aplikojnë dhe të fitojn nga fondet IPA.

Komuna e Likovës dhe Komuna e Preshevës

Komuna e Likovës gjendet në veri të Republikës së Maqedonisë e cila shtrihet në sipërfaqe prej 270 km2, me 27.085 banorë, me 22 vendbanime prej të cilëve 11 fshatra fushore, 11 fshatra malore, kurse popullata kryesisht është shqiptare.
Komuna e Likovës, në përputhje me shpalljen publike nga Bashkimi Europian, sipas Programit për Bashkëpunim ndërkufitar- IPA në partneritet me Komunën e Preshevës (Ndërmarjen komunale), ka aplikuar në këto fonde, aplikimi është aprovuar dhe është nënshkruar kontrata.
Komuna e Likovës dhe Komuna e Preshevës
Komuna e Likovës dhe Komuna e Preshevës janë koordinuar për implementimin e projektit të përbashkët, me vlerë prej 120.000 Euro, të mbështetur nga fondet IPA të Bashkimit Europian.
Nëpërmjet këtij projekti, dy komunat janë dakorduar, që të fillojnë aplikimin e përbashkët me Komunën e Gjilanit, për një projekt të ri ambicioz ndërkomunal në trekëndëshin ndërkufitar, me qëllim të zhvillimit të ekonomisë, ruajtjes së mjedisit dhe promovimit të turizmit…
Komuna e Likovës ka përfituar mbi 130 mijë eurove nga fondet IPA, në kuadër të projektit ndërkufitar me Komunën e Preshevës..
Përmes këtij projekti, Ndërmarrja Komunale Publike “PISHA”, ka siguruar një kamion për transportin e plehrave, 850 kosha dhe 10 kontenjerë.

Komuna e Likovës dhe Komuna e Bujanocit

Komuna e Likovës dhe Komuna e Bujanocit përmes ndërmarrjeve publike “Komunalia” nga Bujanoci dhe “PISHA” janë përfituese të projektit nga IPA fondet, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar..
Projekti i përzgjedhur dhe i financuar nga fondet e Bashkimit Europian IPA-fondet është në vlerë prej 340.000.00 euro dhe titullohet “Preventimi i përmbytjeve – nga rreziku në benefit”…
Në kuadër të këtij projekti komuna e Bujanocit do të jetë përfituese e dy bagerave të cilët do të futen në përdorim në rregullimin dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit..
Në vazhdim do të flasim se si duket një kontratë e nënshkruar me Bashkimin E vropian nga Komunat, ku e kemi shfaqur vetëm një pjesë të kontratës.

Burimet:
1.http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2010:083:FULL:EN:PDF .
2.https://ec.europa.eu/regional_policy/funding/available-budget_en 3.http://ec.europa.eu/enlargement/candidate-countries/index_en.htm. (accessed 19.05.2024).
4.http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2010:083:FULL:EN:PDF.
5.http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2010:083:FULL:EN:PDF. (accessed 19.05.2024).
6.https://commission.europa.eu/funding-tenders/find-funding/eu-funding-programmes/european-agricultural-guarantee-fund-eagf_en (accessed 24.05.2024)
7.https://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/anetaresimi-ne-be/negociatat-e-anetaresimit/kapitujt-e-acquis/kapitulli-22-politikat-rajonale-dhe-koordinimi-i-instrumenteve-strukturore/ (accessed 18.04.2024).
8.https://european-union.europa.eu/priorities-and-actions/actions-topic/regional-policy_en (accessed 18.04.2024).
9.https://www.inforse.org/europe/EU_SF_what.htm#sf-00-06 (accessed 02.05.2024).
10.https://eur-lex.europa.eu/EN/legal-content/summary/general-provisions-erdf-esf-cohesion-fund-2007-2013.html (accessed 02.05.2024).
11.https://ec.europa.eu/regional_policy/information-sources/legislation-and-guidance/regulations_en (accessed 02.05.2024).
12.https://ec.europa.eu/regional_policy/funding/available-budget_en (accessed 02.05.2024).
13.http://europa.rs/upload/documents/l_21020060731en00820093.pdf
http://eur-lex.europa.eu/legal-content/DE/TXT/?qid=1494166906747&uri=CELEX%3A32014R0231 (accessed 20.05.2024.
14.https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/enlargement-policy/overview-instrument-pre-accession-assistance_en
15.http://www.leforum.de/de/maastrichtde.pdf (accessed 20.05.2024).
16.https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/enlargement-policy/glossary/ipa_en . (accessed 21.05.2024).
17.https://agriculture.ec.europa.eu/international/international-cooperation/enlargement/pre-accession-assistance/apply-funding_en. (accessed 22.05.2024).
18.https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/enlargement-policy/overview-instrument-pre-accession-assistance_en (accessed 02.05.2024).
19.https://www.eeas.europa.eu/republic-north-macedonia/bashkimi-europian-dhe-republika-e-maqedonise-se-veriut_sq?s=229 (accessed 15.05.2024)
20.https://komunaelikoves.gov.mk/profili/ (accessed 15.05.2024).
21.https://aktuale.mk/likova-e-presheva-behen-bashke-fitojne-projekt-nga-be-dokument/ (accessed 15.05.2024)
22.https://wikiliks.org/kryetarja-sinani-thellohet-bashkpunimi-mes-presheves-dhe-likoves-per-projekte-nderkomunale/ (accessed 15.05.2024).
23.https://folonline.com/bujanoci-dhe-likova-bashkepunojne-per-ipa-fondet/ (accessed 06.05.2024).
24.Dokumentë i marrë nga Komuna e Likovës kontratën e nënshkruar me Bashkimin Evropian në bashkëpunim me Komunën e Preshevës.
25. Traktati i Bashkimi Evropian.
25.Muhamer Pajaziti, “Integrimet Ekonomike Evropiane-Tregu i Brendshëm i BE-së”,Kolegji ISPE.
26.Marika Harjula, ECAS, Tanja Hafner-Ademi,”Praktika Qytetare Ballkanike”, Udhëzues mbi Financimet e Bashkimit Evropian për OJF-të, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Shkup, Maqedonia e Veriut, 2007.

TË FUNDIT
6 orë
Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas
6 orë
Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
8 orë
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
12 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
12 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

ME TE LEXUARA

8 orë
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
20 orë
Limani-Shçekiq: Vetëm të bashkuar si rajon mund të ecim përpara (FOTO)
17 orë
Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut
6 orë
Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
20 orë
LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?
16 orë
Hapja e negociatave Shqipëri – BE, Qeveria e RMV-së përcjell urimet

LEXO MË SHUMË

policia shkup naten mpb

Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas

mexhiti begaj rama

Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

Bilall Kasami

Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

ziadin sela

Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

lsdm vmro

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

INFO

NA NDIQ