Politika shqiptare në RMV i ka kuajt e saj të arratisur…

POLITIKA DHE BESIMI

Një fjalë e urtë thotë: “Kalin e arratisur mund ta zësh, por nuk mund t’i besosh”
Edhe politika shqiptare në RMV i ka kuajt e saj të arratisur, të cilët për fat të keq, as nuk mund t’i zësh, as nuk mund t’u besosh!

Si ti besosh këta?!
– Dalin dhe kërkojnë votën e qytetarit për Kryeministrin shqiptar. A në fakt formohet dy herë qeveria e re dhe këta heshtin. Mandej prap thonë ne do e bëjm në 3 muajit e fundit.
– Me çdo kusht nuk e lëshuan pushtetin, se gjoja shpejt do fillojn negociatat me BE-në, dhe vazhdojn me premtime se do bëhet në dhjetor, jo për vitin e ri, jo në fund të janarit… Në fakt as marrveshje me Bullgarinë nuk kanë!

Këta mendojn se ne ende u besojmë. Dhe vazhdojn të thirren në atë se e kanë fituar besimin e popullit.

Ne e dimë, se ka dallim mes asaj a e ke fituar besimin, apo ja ke marr besimin dikujt me zor.
Këta hajnat politik e dinë shumë mirë se besimin e popullit e fituan nëpërmjet shantazheve, kërcënimeve dhe blerjes së votës!

Besimi në politik, njëjtë si besimi në ekonomi dhe sfera tjera të jetës është fundamenti për sukses.
Ju, do vazhdoni edhe më tutje në pushtet, por sukses asnjëher nuk do keni, për arsye se besimin e qytetarit nuk e keni fituar, por e keni vjedhur!

Nazim Taipi