Politika simbolike e BDI-së!?

0

Flakron Bexheti

Zëdhënësi i BDI, kishte thënë së idea për Kryeministër shqiptar kishte qenë simbolikë!

Meqenë se kjo ide, ishte edhe synimi dhe premtimi i vetëm i BDI, gjatë fushatës parazgjedhore dhe kryefjalë e programit politik, dhe kur ky premtim kalon në simbolikë atëherë kemi politikë simbolike e cila nënkupton një veprim mashtrimi ose veprim zëvendësues i shfaqur publikisht që tani përdoret për ta zhdukur nga realiteti aktual politik idenë e Kryeministrit shqiptar.

Premtimi i BDI për Kryeministër shqiptar gjatë fushatës ishte premtim thelbësor, parimor kushtëzues dhe jo formal e aq më pak simbolik.

Pra nuk është hera e parë që BDI devijon nga politika thelbësore ne atë simbolike, sepse edhe vetë roli i politik i BDI për 16 vite ne Qeveri ka qenë simbolik.

Por votuesit shqiptar, nuk mund të jenë simbolik, por ata janë thelbësor. Andaj devijimi i BDI nga përcaktimi programor elektoral dhe braktiksja e idesë për Kryeministër shqiptar është tradhëti politike ndaj votuesve që e dhanë votën për BDI.

Nënçmimi dhe ofendimi më i madh është kur ju thua në sy se i ke mashtruar. Kjo edhe u kuptua dhe u nënkuptua nga zedhënësi simbolik i BDI-së, kur e pranoi se ideja e Kryeministrit paska qenë simbolikë dhe jo parim, synim apo kusht për krijimin e Qeverisë!

Simbolikë pse jo!