Politikanët si nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, nuk duhet të jenë në interes të mediave për të mbrojtur publikun nga fjalori i tyre i rrugës.
Ky është pjesë e reagimit të kreut të shtetit, Stevo Pendarovski, pas intervistës së Nikollovskit për të përjavshmen “Fokus” në të cilën ai thotë për presidentin se ai është më i keqi që ka pasur vendi.
Në reagimin nga zyra e Pendarovskit thonë se ai është person që shpërndan rregullisht lajme të rreme, dhe fakti që është dënuar për shpifje flet shumë për besueshmërinë dhe integritetin e tij.
“Presidenti Pendarovski beson se politikanët pa integritet, të cilët rregullisht përhapin lajme të rreme, nuk duhet të jenë objekt i interesit mediatik për të mbrojtur publikun nga fjalori i tyre i rrugës. Aleksandar Nikoloski është dënuar ligjërisht nga organet e drejtësisë maqedonase për veprën penale të shpifjes, ndërsa në opinion tashmë ka pasur pohime se Prokuroria ka hapur dhe ka kryer hetim paraprak nën dyshimin për vepër penale keqpërdorim. Ky informacion flet shumë për besueshmërinë dhe integritetin personal të atij personi”, thonë nga zyra e Pendarovskit.
Në intervistën për “Fokus”, Nikolloski ka folur për Pendarovskin në aspektin e zbatimit të politikave, por edhe për personalitetin e tij si personazh njerëzor.
“Bëhet fjalë për presidentin më të keq që ka pasur Maqedonia. Si përsa i përket zbatimit të politikave, ashtu edhe për nga karakteri njerëzor. Nuk mbaj mend asgjë nga zbatimi i politikave. Bëhet fjalë për një njeri që ende nuk e kupton se nuk është më analist politik, por se është mbajtësi i postit më të lartë në vend. Është e vërtetë që ai nuk ka fuqi të mëdha, por askush nuk e ndalon të mbledhë departamentet ekonomike në Qeveri dhe të bëjë një xhiro nëpër Evropë për të bindur investitorët. Për të mos folur për çështjet politike, ku vitin e kaluar, nëntë ditë para se të miratohej propozimi francez, tha se ishte një fatkeqësi, më pas pranoi”, theksoi Nikollovski.(INA)