Politikan Republikat kushtetuese duhet të dallojnë nga ish Monarkitë absolute

Ejup Berisha

Në kohërat bashkëkohore Politika është qështje publike e jo qështje private.Kjo do të thotë se individët e angazhuar në të duhet të sillen apo veprojnë në bazë të disa rregullave të përcaktuara jo nga vetë individi që eshte bartës i statusit politikan apo dhe i funkcionit politik por ai duhet të veprojë në perputhje me rekomandimet obligimet dhe standardet që janë përcaktuar nëpër rregullat që miratohen nga institucionet si Kuvendi dhe Qeveria të cilat në shtetet bashkëkohore demokratike janë jo vetëmse shprehje e vullnetit të shumicës së qytetarëve por edhe zbatues konsekuent të tij. Me këtë dua të theme jo të zbatimit të vullnetit të pakicës së individëve të cilët kanë zënë apo dhe zënë vend në ambientin politik. Kjo nënkupton se në politkë askush nuk guxon të sillet si të dojë vetë por se të gjithë politikanët janë të obliguar që të sillen në bazë të vullnetit të shumicës së qytetarëve të cilët jetojnë në shtet dhe të cilët në pajtueshmëri-konsenzus me vullnetet e më shumë individëve qeverisin me shtetin që në fakt nënkupton qeverisin apo dhe udhëheqin me qytetarët. Këtu dua të shtoj se duhet bërë dallim mes Mbretërive absolute-autoritare dhe Republikave të tanishme kushtetuese- demokratike.
Në monarkitë absolute faktor kryesor i pushtetit apo i vendimarrjes por edhe i zbatimit të vendimeve të marra ka qenë vetëmse një individ e ai ka qenë Mbreti. Sipas bindjeve të mëparshme ky ka qeverisur lexo ka sunduar në bazë të vullnetit të autoritetit më të lartë suprem apo të krijuesit të botës Perendisë. Dhe derisa vullneti i Perendisë është më i larti supremi dhe më vendimtari i pakufizuar nga askush dhe me asgjë atëher sipas bindjeve të monarkëve absolut edhe vullneti i tyre nuk është dashur të kufizohet me asgjë dhe nga askush. Në monarkitë absolute pra pushteti i mbretit është i pakufizuar i trashëguar dhe i njëjti nuk i nënshtrohet asnjë lloj përgjegjsie. Ndërsa te Republikat pushteti është i kufizuar, i patrashëgueshëm dhe çka është më e rëndësishme bartësit e tij duhet ti nënshtrohen përgjegjsisë që nënkupton se bartësit e funkcioneve politike duhet të japin llogari për punët, veprimet apo dhe aktet e tyre që i ndërmarrin sa janë pjesë e politikës apo dhe pushtetit. Nëpër Republika udhëheqësit politik në funkcione vijnë përmes zgjedhjes nga qytetarët apo dhe nga ana e Parlamentit.

Të ndërpriten tendencat apsolutiste të politikanëve të shteteve statusi kushtetues dhe juridik i të cilave njihen si Republika.
Shtetet tona janë Republika kushtetuese por në praktikë kanë filluar të funkcionojnë si Mbreteri.Në to në maje të Piramidës mbreterore shteterore është Kryeministri apo Mbreti absolut ndërsa rreth tij ndodhen shërbëtorët Ministrat apo Princat që në praktikë luajne dy role: Këta ditën shtiren se bëjnë politikë ndërsa tërë natën lëvdrohen se kanë bërë punë të rëndësishme dhe madhore për shtetin dhe qytetarët. Ka kohë që Parlamenti si institucion i rëndësishëm shtetëror është shëndrruar në institucion shumë të parëndësishëm sepse ky më ska aspak peshë dhe ndikim politik. Kohëve të fundit e tërë pasha apo dhe rëndësia politike ka kaluar te Qeveria. Me këtë Parlamenti është bërë vegël e Qeverisë apo e Mbretit Kryeministrit dhe Princave Ministrave.Thuhet se ëndrra e antarëve të Parlamentit-deputetëve është se si dhe sa më shpejtë të bëhen Princa apo Ministra prandaj këta asjëher nuk guxojnë ta kryejne rolin e kontrolluesit të punës së Qeverisë-Mbreterisë. Në këto rrethana për kufizim të pushtetit ekzekutiv as që behet fjalë. Prandaj pushteti i Qeverise është rritur dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.Prandaj konsideroj se duhet të ndërhyjnë politikologët mjekët e politikës dhe tu shpjegojnë politikanëve apo subjekteve politike se kanë bërë një rrëmujë të qëllimshme nëpër Republika duke krijuar praktika monarkiake të qeverisjes-sundimit. Sepse konsideroj se statusi kushtetues- juridik Republikave duhet të dallojë nga ai i monarkive absolute. Prandaj duhet ti kthehemi traditave apo rrënjëve të Republikanizmit dhe menjëher duhet ti ndërpresim praktikat e dëmshme dhe të mbrapshta të zbatimit të formave dhe prakzikave mbretërore të qeverisjes lexo të sundimit.