Politikanë shqiptarë në Maqedoni në skandale seksuale, dyshime për përgjime “hot-line”?!

0

Kaluan në heshtje bisedat e përgjuara, duke përfunduar në siraret e Prokurorisë Speciale. Por një pjesë e tyre sipas thashethemeve dhe portaleve maqedonase, janë edhe biseda dashurie dhe romance të qeveritarëve dhe politikanëve.

Këto materiale që cënojnë privatësinë e shumë personaliteteve megjithatë nuk dihet se a janë hapur apo ku do të përfundojnë, pasi që ka dyshime se ato mund të shpërndahen në opinion dhe rrjetet sociale, por edhe të përdoren si dëshmi kushtëzuese ndaj viktimave që janë protagonistë të bisedave.

Nga theshethemet politike bëhet e ditur për INA se në mesin e materialeve voluminoze të përgjimeve janë edhe shumë biseda private, ku protagonistë janë qeveritarë, përfaqësues të partive politike, biznesmenë dhe personalitete tjera publike. Por, sipas tij, nuk përjashtohet edhe tema të tilla.

Megjithatë nuk dihet se në të ardhmen sa do të jenë të mbrojtura këto materiale dhe se ekziston mundësia e shpërthimit të tyre në opinion, duke hapur shumë skandale, sikur në disa shtete tjera që kanë ndodhur raste të tilla. Po ashtu jozyrtarisht mësohet edhe për skandale seksuale nëpër zyrat qeveritare, ku dyshimet janë edhe për zyrtarë shqiptarë.(INA)

tekst i botuar një vit më parë i dërguar nga një lexues 

Komentet

komentet