Politikani austriak paralajmëron për një rrezik në Ballkan: Në pushtet po vjen partia që ka miqësi me Putinin, Serbinë e Dodikun

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2024

Formimi i një koalicioni pas zgjedhjeve të së dielës në Austri do të marrë kohë, por një koalicion me liderin fitues të Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë, Herbert Kickl, është jorealist. Kështu tha presidenti i Lëvizjes Pan-Europiane të Austrisë, Rainhard Kloucek në një intervistë për Fenën.

Ai thotë se rezultati i zgjedhjeve, në të cilat FPÖ fitoi rreth 29 për qind të votave, nuk ishte surprizë.

“Qeveria e koalicionit midis Partisë Popullore (ÖVP) dhe të Gjelbërve ishte jashtëzakonisht jopopullore. Të Gjelbrit kishin agjendën e tyre, Partia Popullore (edhe pse partia më e madhe në qeveri) ishte shumë e dobët dhe shumica e votuesve dhe anëtarëve të partisë së tyre nuk e pëlqenin këtë koalicion”, tha ai.

I pyetur nëse është e mundur një qeveri e ekstremit të djathtë, Kloucek deklaron se të gjitha partitë, përveç FPÖ, thanë para zgjedhjeve dhe e përsëritën të dielën në mbrëmje, se nuk do të formonin një qeveri me FPÖ nën udhëheqjen e Herbert Kickl.

I pyetur se çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor, ai thekson se FPÖ është në kontakt të ngushtë me Serbinë dhe në Republika Srpska ka lidhje të ngushta me Dodik.

“Ky është me të vërtetë një kërcënim për stabilitetin në BeH dhe në të gjithë rajonin, sepse ata kanë një marrëveshje për bashkëpunim edhe me partinë e Putinit. Nga ana tjetër, duhet të përballemi me faktin se kemi grupe emigrantësh nga këto zona që janë në bashkëpunim të ngushtë me FPÖ. Jo vetëm serbët. Në përgjithësi, do të thoja se Austria ka qenë një mbështetëse e madhe e rajonit të Ballkanit Perëndimor në të kaluarën. Mendoj për Alois Mock, i cili ka qenë Ministër i Jashtëm përpara se të hynte në BE. Sot shohim ose dëgjojmë shumë retorika të këndshme, por jo veprime reale. Austria nuk do të ishte një vend që ndalon zgjerimin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe me FPÖ në qeveri, do të shihnim më shumë turbulenca” – tha Rainhard Kloucek, president i Lëvizjes Pan-Europiane të Austrisë.

TË FUNDIT
7 orë
"Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik", reagon kryetari i komunës kroate
8 orë
Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit
1 ditë
Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni
2 ditë
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
2 ditë
Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni
8 orë
Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit
7 orë
"Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik", reagon kryetari i komunës kroate

LEXO MË SHUMË

vucic

“Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik”, reagon kryetari i komunës kroate

aleksandar arsenijeviq

Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit

vucic

Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni

vershimet bosnje

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Ibro Berilo

Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

cifti jabllanica

Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë

robert fico

Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak

serbia-kosovo-flags-650x358

Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës

server

Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

INFO

NA NDIQ