Politikani serb: BE dhe SHBA kërkojnë kandidatin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë

Picture of INA
INA

08/11/2023

Politologu serb Vlladimir Klajiq, duke komentuar takimin e liderëve të opozitës kosovare dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka pretenduar se “BE dhe SHBA janë në kërkim të një kandidati për ndërrimin e pushtetit në Kosovë”, shkruan tabloidi serb në shërbim të regjimit aktual në Serbi, Kurir.

Klaiq ka thënë se opozita në Kosovë është shumë e vetëdijshme për qëllimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe se ata po mundohen të tregohen në dritën më të mirë të mundshme dhe se kanë shumë më tepër për të ofruar sesa pozita, transmeton Paparaci.

“Mendoj se opozita kosovare është shumë më konstruktive në këtë drejtim dhe do ta shfrytëzojë këtë situatë për t’u treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha SHBA-ve se mund të ofrojnë më shumë nëse janë në pushtet. Pra, për opozitën është një tregues i qartë diplomatik se BE dhe SHBA po shikojnë edhe mundësinë e ndryshimit të pushtetit në Kosovë. Do të shohim nëse Kurti do të vazhdojë të refuzojë bashkëpunimin dhe të jetë jo bashkëpunues. Ata tani kërkojnë alternativë në opozitë”, pretendon Klajiq.

I pyetur nëse ekziston dikush që mund të udhëheqë një politikë tjetër, në marrëdhënie të mira me Beogradin, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, ai ka pretenduar se “nuk ka kush të merret me çështjen e mbrojtjes së komuniteteve pakicë”.

“Duhet të kuptojmë situatën politike në Kosovë, që është se ata janë “nën ekspansionin e nacionalizmit” që ne “kemi përjetuar” në vitet e 1990-ta. Atje konsiderohet tradhti për çfarëdo koncesioni apo mbrojtje të disa të drejtave të pakicave për minoritetin serb. Pra, politikanët kanë një presion të madh nga opinioni publik në Kosovë dhe për këtë arsye nuk kanë asnjë shtysë për të punuar në ruajtjen e të drejtave të pakicave. Sigurisht që Thaçi ka qenë një partner më konstruktiv në këto negociata dhe Serbia duhet të shikojë se çfarë është realiste. Ne duhet të këmbëngulim në atë që të shohim se cili negociator mund të jep më shumë se Kurti”, ka përfunduar Klajiq.

TË FUNDIT

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË