Polonia e bën atë që nuk e bëri Argjentina, e mposht Arabinë Saudite

Atë që nuk e bëri Argjentina ditë më parë, e ka bërë sot dikush tjetër. Polonia ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2:0.

Piotr Zielinski kaloi polakët në epërsi në minutën e 39-të pas asistimit të Robert Lewandowskit, shkruan Gazeta Express.

Në fund të pjesës së parë, Arabia Saudite shpërdoroi një mundësi të artë, kur penalltinë e Al Dawsarit e priti portieri Szszesny.

Në pjesën e dytë, Robert Lewandowski realizoi në minutën e 82-të, që ishte goli i tij i parë në një Kampionat Botëror.
Me këtë fitore, Polonia shkon në vendin e parë me katër pikë, një më pak se Arabia Saudite.

Në anën tjetër, Argjentina dhe Meksika luajnë sonte nga ora 20:00.