Polonia kapitullim pa kushte, Asani dhe Daku i hapin derën e Euro 2024 Shqipërisë (VIDEO)

ina-online
ina-online

10 Shtator, 2023

Shqipëri spektakolare, fantastike, e jashtëzakonshme me njërën këmbë në Euro 2024.

Edhe tre finale nga fundi i eleminatoreve Kombëtarja ndriçon Tiranën dhe gjithë shqiptarinë me një fitore zemre ndaj Polonisë.

Mbyllet 2-0 në “Arenën Kombëtare”. Duel që pati gjithçka brenda, golin e anuluar për Poloninë në minutat e para, super realizimin e Jasit Asanit me të majtën fantastike dhe veprimin individual prej bomberi nga ana e sulmuesit gjilanas, Mirlind Daku që shënoi vetëm pak sekonda pasi hyri në fushën e lojës.

Goli i Mirlind Dakut (VIDEO)

Që nga jugu i Strakoshës e deri në Shkupin e Asanit dhe Gjilanin e Dakut, Shqipëria ishte kjo, një e bashkuar në një ndeshje shumë të vuajtur ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho bëri pikërisht atë që i kërkoi trajneri në çdo hap.

Goli i Asanit (VIDEO)

Takimi i radhës është në datën 12 tetor në të njëjtin stadium, përballë të njëjtës tifozeri fantastike në “Arenën Kombëtare” për aktin e radhës që mund të vulosë përfudnimisht pjesëmarrjen e dytë të Shqipërisë në një europian pas rrugëtimit fantastik 7 vite më parë në Francë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

Rama Plenkoviq

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë

Kurti Kuvend i Kosoves

Kurti: Serbia e kuptoi se terr oristët nuk kanë asnjë shans me policinë tonë

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

INFO

NA NDIQ