Populli me tre shtete e pa Shqipëri Etnike

NGA KALOSH ҪELIKU

Populli shqiptar me tre shtete, sot ende pa Shqipëri Etnike?! Populli historik, që krijoi shtete nëpër botë: Egjipt, Turqi dhe Jugosllavi (Maqedoninë e Variut). Aspak për vete, ende jo një Shtet Etnik Shqiptar. Popull, që ka më shumë shkolla e universitete, sesa nxënës dhe studentë.

Parti politike e politikanë. Doktorë shkence me qerre, analistë politik, shkrimtarë, këngëtarë, kriminelë, hajdutë. E, pak bujqër e barinjë të deleve.

Bariun, i cili dhentë e tia do t’i shesë, i ka nxjerrë në pazar sipas këngës popullore të Irini Qirjako: “Barbaro Vasiliko, dhentë e mia, kush i do/ se nuk jam i zoti për to, dhe do loz me miken -o”. Mëkot, nuk ia blen dot njeri. Politikan, dhentë e nënkryeme.

Përkundet në gjumë me këtë ninullë popullore, edhe sotekësajdite kabineteve qeveritare me politikanë të arratisur posteve tyre partiake politike. Pa i përmendur copat e tyre në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercogovinë (Sanxhak). I shpëndarë nëpër botë si Kashta e Kumbarës. Populli, që sot për sot me dy-tre shtete: Shqipëri dhe Kosovë. Maqedoninë e Veriut. Populli, që sot para syve të Botës i ka ende dy-tre shtete, por jo edhe një Shtet Etnik Shqiptar?!

Nateditë, bie në gjumë e zgjohet pa Shqipëri Etnike…