“Popullit dhe ujit nuk i dilet para” – Izet Mexhiti nga Çairi: Kush do të mbledhë vota për BDI-në?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Shkurt, 2023

Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga krerët e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti në tubimin para qytetarëve të Çairit përmendi ndaljen e rrymës elektrike, me qëllim të pengimit të mbajtjes së këtij tubimi, që sipas tij e kanë bërë kundërshtarët e tyre brenda partisë.

Mexhiti u shpreh se votuesit e BDI-së nuk kanë dhënë votë për Artan Grubin. përcjell KlanM.

“Nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër, BDI nuk do të kishte marrë 15 deputetë dhe nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet”, deklaroi Mexhiti.

Më tej, Mexhiti shtoi se ështël e paarsyetueshme që pas gjithë këtij pushteti, dhe funksioneve të marra nga BDI, duke përmendur Bujar Osmanin dhe Artan Grubin, të mungojnë investimet në komunat shqiptare.

“Kjo është dështim total i Artan Grubit. Ne kemi pasur më pak pushtet, më pak ministra e deputetë, në periudhë më të vështirë, por kemi arritur më shumë suksese”, tha Mexhiti.

Ai edhe njëherë kundrështoi hyrjen e AHS-së në qeveri, duke shtuar se kjo është bërë për ta shpëtuar Artan Grubin. Sipas tij, numrat nuk janë shtuar, por kanë ngelur njejtë.

“Mirë që do e ndërroni Bashkim Hasanin e shumë drejtora tjerë, por kush do të mbledhë vota për BDI-në? Për kë do të punojnë ato zëvendësministra e dretjorë që emërohen nga kjo qeveri? Në ditën e zgjedhjeve do të punojnë për BDI-në apo për subjektet e tyre”, deklaroi Izet Mexhiti./KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

borell-borel

BE i kërkon Kosovës mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

F82480AF-E499-44B9-948D-574B1BBDC57C

Bekim Neziri kandidat me përkrahje të gjërë për kryetar të degës së Çairit

A50D6F0D-1810-45B7-8F4B-AA897AD8EFE6

Maqedonia e Veriut ka humbur 23,74% të nxënësve për dy dekada – numri i nxënësve është përgjysmuar në Gostivar, Strugë, Kërçovë, Tearcë dhe Vrapçisht

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski: Do ta rrisim numrin e ushtarëve në Kosovë

plenkovic rama

Kryeministri kroat Plenkoviq dallon nga Edi Rama për zhvillimet në Veri të Kosovës

nexhmedin-spahiu

Veriu i Kosovës/ Spahiu: Shpresoj dhe besoj se do të triumfojë Kosova

TRAGJEDI

Tragjedia në Indi/ Mbi 280 të vdekur nga përplasja e trenave, qindra të plagosur

INFO

NA NDIQ