Popullsia e botës u rrit me 75 milionë në 2023, duke arritur në mbi 8 miliardë banorë

ina-online
ina-online

29/12/2023

Popullsia e botës u rrit me 75 milionë banorë gjatë vitit 2023 dhe në ditën e parë të vitit 2024 bota do të ketë mbi 8 miliardë banorë, sipas shifrave të publikuara nga agjencia amerikane e statistikave të enjten.

Ritmi i rritjes së popullsisë së botës në vitin 2023 ishte pak më pak se 1 për qind. Në fillim të vitit 2024, në botë do të ketë 4.3 lindje dhe 2 vdekje në sekondë, thotë byroja amerikane e popullsisë.

Ritmi i rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuar në vitin 2023 ishte në nivelin 0.53 për qind, pothuajse gjysma e atij botëror. Popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 1.7 milionë njerëz në vitin 2023, duke arritur në 335.8 milionë banorë.

Nëse ritmi aktual vazhdon deri në fund të dekadës, kjo do të jetë dekada me rritjen më të ngadaltë të popullsisë në histori për Shtetet e Bashkuara, duke sjellë një rritje prej më pak se 4 për qind të popullsisë së vendit nga viti 2020 deri në vitin 2030, thotë William Frey, ekspert i demografisë në Institutin Brookings.

Dekada me nivelin më të ulët të rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuara ishte gjatë viteve 1930, kur vendi po përballej me rënien e madhe ekonomike dhe në atë dekadë popullsia u rrit me 7.3 për qind.

“Natyrisht rritja mund të intensifikohet në vitet pas pandemisë. Por, do të jetë shumë e vështirë që popullsia e vendit të rritet me nivelin 7.3 për qind”, thotë zoti Frey.

Në fillim të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një lindje në 9 sekonda dhe një vdekje në 9.5 sekonda. Megjithatë, imigracioni do të frenojë rënien e popullsisë së vendit. Imigracioni pritet të shtojë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një person në 28.3 sekonda. Ky kombinim i lindjeve, vdekjeve të imigracionit do të rrisë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një banor në 24.2 sekonda./voa

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Aleksej Navalny

Disa orë para funeralit të Alexei Navalny, familja nuk kanë një makinë për të transportuar trupin

Lloyd Austin Llojd

Austin: Nëse Ukraina bie, besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

izrael tel aviv gaza

SHBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

INFO

NA NDIQ