Porosia e ministrit Shala për Kreshnik Bekteshin

0

Jam angazhuar me të gjithë mekanizmat shtetëror dhe i kam mobilizuar të gjithë që si shtet t’i garantojmë prodhuesit dhe bizneset tona, se jemi këtu përkrah tyre përball çdo barriere që dikush e vendos.

Sot në takim ia shpreha ministrit të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, vendosmërinë time, që biznesi bilateral do të bëhet në kushte të barabarta.

U dakorduam që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës t’i kryej punët e veta, dhe pas kësaj Maqedonia e Veriut ta tërheq ndalesën e rasadit të peshkut, dhe menjëherë edhe Kosova t’i largojë masat për pataten dhe mjaltin.

Jemi të interesuar për ta tejkaluar situatën dhe urojmë që mos të përsëritet.

Kemi vullnet të kemi marrëdhënie tregtare pa barriera, me të gjithë, sepse jemi partner në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, por duke respektuar njeri- tjetrin.

Ka ardhur koha që të tjerët të na besojnë në punën dhe kontrollin tonë, aq sa edhe ne ju besojmë atyre.

Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. E.SH