Porosia e Zaevit nga Psarades: Zgjodhëm marrëveshjen që bashkon

0

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para firmosjes së marrëveshjes theksoi se kjo marrëveshje hap një faqe të re për dy vendet dhe të ardhmen e tyre në Evropën e bashkuar.

“Ndërtojmë partneritet me Greqinë, ata do të jenë përkrahës tanë për një rrugëtim më të mirë të vendit. Në rajon kemi një realitet të ri, dhe nuk mund të injorojmë këtë realitet që do ta ndërtojmë së bashku duke u bazuar në themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit”, theksoi Zaev.

Ai tha se me nënshkrimin e marrëveshjes ja çka i pret:Të hapim kufijt, dhe jo rivalitet dhe tensione, të unifikohemi në vlerat e BE-së, siguri të përbashkët, prosperitet dhe ekonomi të fuqishme. Me këtë marrëveshje i dham shansë këtyre vlerave duke ndërtuar një të ardhme më të mirë në ekonomik, bashkëpunim tregtar, lëvizje të lirë, sepse e pam nga izolimi askush nuk kishte hajër.”, theksoi Zaev.

Ai tha se i dërgon porosi edhe kundërshtarëve se shoqëritë e të dyja vendeve janë vlera e përbashkët dhe e duan paqen, demokracinë, lirinë ,sundimin e së drejtës, etj.

“Kjo marrëveshje është hap që vendet tona largohen nga e kaluara dhe ecin përpara.”, theksoi Zaev, duke shprehur faleminderime për autoritetet e Qeverisë së Greqisë, BE dhe SHBA, si dhe gjithë partnerët e tjerë. Ai në fund tha se janë krenarë me firmosjen e këtë marrëveshje dhe zgjodhën marrëveshje që bashkon.  (INA)