Porositë me postë “udhëtojnë” me muaj

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

Porositë prej postës së Maqedonisë së Veriut, deri te adresat e pranuesve “udhëtojnë” deri në tre muaj, raporton TV Alsat.

Qytetarët ballafaqohen me probleme të shumta gjyqësore për shkak të vonesave të postës. Ata thonë se shërbimet nuk janë aspak cilësore dhe rrallë i përdorin ato, disa madje ironizojnë duke pyetur nëse ka postë në shtet ose jo.

“Nuk e di, a ekziston posta, a ka postë në këtë shtet?.. Porosia e fundit më ka arritur pas 3 muajsh, me vonesë 3 muaj…”, tha një qytetare.

-A ju ka shkaktuar kjo ndonjë problem?

-Po, sepse bëhej fjalë për vendim nga gjykata, normalisht se më ka shkaktuar problem.”

“Po i përdori. Postën e RMV-së. Mendoj se do të ishte më mirë të jetë edhe më e shpejtë, por mirë… 30 ditë besoj që është bërë porosia më e vonshme deri tek unë”, u shpreh një tjetër qytetare.

-A ju vijnë dokumentat me kohë ?

-Jo bash në rregull, se shembull uji vjen rregullisht, por rryma nuk vjen rregullisht. Problem, vjen afati duhet të paguhet, fatura nuk ka ardh”, tha një qytetar.

Po e përdori

-Si ju duken shërbimet.

-Mesatare”, tha një qytetar.

Avokati Mefail Asllani thotë se për shkak të mosfunksionalitetit të postës ndodh që ftesa për Gjykatë të arrijë pasi të ketë përfunduar seanca gjyqësore, ndërsa shumë shpesh ndodh që qytetarët të ballafaqohen me probleme me përmbarues, ndërsa pala informohet për herë të parë pasi t’i bllokohet xhirollogaria.

“Faktikisht neve na ndodh që për shembull të marrim thirrje prej Gjykatës, kur neve na mbrrin thirrja, seanca veçmë ka kaluar, ne nuk kemi qenë të informuar. Pastaj vjen një nervozizëm edhe te palët edhe te ne……Ne kemi rast kur në Gjykatën civile që e kemi shumë pak hapa prej zyrës, kurse komunikimi bëhet përmes postës”, u shpreh Mefail Asllani, Avokat.

Nga muaji shkurt i këtij viti, hynë në fuqi çmimet e reja për 8 shërbime postare. Çmimet për 5 shërbime janë rritur, ndërsa për 3 janë ulur. Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut është shoqëri aksionare në pronësi të shtetit dhe ky institucion për vite me rrallë ballafaqohet me probleme dhe humbje të mëdha. Qeveria në vitin 2020 propozoi privatizimin e saj, ku në propozim ishte shitja e plotë ose partneriteti publiko-privat./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mickovski-600x357

Mickoski: Janë lexuar të gjithë skenarët – por ne do të fitojmë

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: A jetoni më mirë, a e keni ekonominë më të mirë

IMG_1328

‘Telefonata në Beograd’- Kasami: Si BDI nuk lejoi Kurtin në takimin në Berlin

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: Për një natë bëhen pronarë dhe blejnë Mazda

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: E di ku kemi gabuar, por tani ajo është përparësia ime më e madhe

bilall kasami

VIDEO/ Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

gordana-siljanovska-1392x899

Siljanovska zotohet se do t’i mbroj interesat kombëtare

IMG_20240420_163106

Ndërroi jetë Jonuz Jakupi nga Kumanova, njeriu që ka vepruar për çështjen kombëtare

Sanja-Llukarevska-780x439-1-750x430-1

Llukarevska: Do e dyfishojmë ndihmën ndaj kompanive vendore

INFO

NA NDIQ