Portalet nxjerrin foto nga dasma e Muhamed Zekirit (FOTO)

0

Në një ceremoni martesore mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë për herë të dytë nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti Muhamed Zekiri.

Muki është martuar me Bisera Jordanovën e cila është e angazhuar për momentin në Agjencionin për inovacion e me të cilën është në lidhje dashurie tash e shumë vite. Që të dy kanë kultivuar këtë lidhje dashurie edhe nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat derisa Jordanova ka qenë në pozitën e drejtoreshës gjenerale kurse Muki si drejtor i informacionit. Ndryshe, Muki ka qenë i martuar dhe nga martesa e parë ka dy vajza, shkruan portali Faktor./TetovaSot