Portalet shkruajnë për takimin Sela – Gashi në Strugë?! (FOTO)

0

Një ditë më parë portali Libertas.mk ka publikuar një fotografi ku në një nga restorantet e Strugës duken kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Në shkrimin e publikuar nga ky portal theksohet se krerët e dy partive kanë biseduar lidhur me ndonjë koalicionim të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por nga ana tjetër, nga të dyja partitë nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë temë.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela kohë më parë ka theksuar se partia e tyre nuk ka ndonjë koalicion me ndonjë nga partitë, dhe se në të ardhmen është e gatshme për një bashkëveprim opozitar.

Por edhe Lajmpress duke u thirrur në disa portale ka shkruar se takimi është realizuar në restorantin “Aquarius” në Strugë, dhe se dyja partitë së fundi janë duke biseduar për një bashkëveprim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe që kjo pritet të ndodhë pasi që Alternativa ta braktisë qeverisjen aktuale.