Siç raporton “Tuttosport”, dhjetë lojtarë janë me valixhet gati për t’u larguar nga Torino. Portieri i Kombëtares shqiptare është lënë jashtë skuadrës edhe pse nga një kontratë deri në vitin 2024, e cila mund të zgjidhet muajin e ardhshëm.
Etrit Berisha ka pasur një zënkë me trajnerin Ivan Juriç dhe nuk është preferuar nga kroati për të qenë pjesë e ekipit, edhe pse sezoni i kaluar ishte me paraqitje të mira.
Ndërkohë, jo vetëm portieri i Kombëtares shqiptare, por në këtë listë është edhe Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës do të dalë në merkaton e verës, ashtu si Rikardo Rodrigues.
Për portierin Etrit Berisha alternativë mbetet Seria B ose mund të jetë edhe një kalim në Turqi. Ndërkohë listës së largimeve i bashkohen Bajeje, Sek, Gemelo, që mund të huazohen për shkak të moshës së re, por rrezikojnë edhe Xhixhi, Adopo, Aina. Mesfushori Vlasiç nuk do të blihet dhe Viera nga Sampdoria, po ashtu do të kthehet tek ekipi i tij.