Suad Avdiu, një jetë në syrin e kamerës (FOTO)

Picture of INA
INA

03/09/2024

Një jetë në syrin e kamerës, karriera e bujshme e Suad Avdiu.

Jemi mësuar të shohim produkte të ndryshme televizive ku e gjithë merita bie mbi ata që shihen në ekran, por duhet shikuar anë tjetër të medaljes.

Një storje e suksesshme televizive, e cilitdo zhanri qoftë, nuk mund të realizohet pa kontributin e pamohueshëm edhe të atyrë që e kapin objektivin dhe japin fotografinë televizive.

Bëhet fjalë për kamermanët. Kemi rastin të prezantojmë punën e palodhshme e mjaft produktive të kamermanit me nam nga Kumanova, Suad Avdiu.
Karriera e tij prej kamermani numëron plot 30 vite. Avdiu së fundni menaxhon edhe televizionin “News”nga Kumanova.
Çdo karrierë, sado e suksesshme të jetë, i ka hapat e saj të parë.

Suad Avdiu hapat e parë në profesion i ka bë në TV Hana nga Kumanova, në vitin tashmë të largët 1994-95 Duke filluar si operator, ai shum shpejtë ka treguar afinitetet e tij në xhirim dhe prej atëherë kamera është bë pjesë e tij. Kontributi dhe profesionalizmi i treguar në TV Hana u ka rënë në sy edhe mediumeve tjera.

Në 2000 deri në 2001 ishte pjese e TV Festa.
Në vitin 2002 u angazhua në Televizionin Shtetëror MTV, ku poashtu tregoi aftësitë profesionale.

Në vitin 2015 kaloi te Televizioni TV21, kurse në vitin 2017 në Televizionin Shenja, në 2017 ishte dhe kameraman për Zërin e Amerikës (VOA) me gazetarin nga Shkupi Isak Ramadani. Gjurmë të theksuara profesionale Avdiu la edhe nëLajm Tv në periudhën 2017-2020, me emisionet e shumta kushtuar diasporë, të realizuara cep më cep Evropës në bashkëpunim me gazetarin Isen Saliu.
Në vitin 2020 vendosi ta provojë veten edhe në sferën e menaxhimit mediatik, duke themeluar portalin
News TV.

Kulmi i angazhimit profesionalo-mediatik u arrit në vitin 2022, me themelimin e Televizionit News në Kumanovë bashkë me Vlora Zenuni, që nuk ishte punë e lehtë, sepse nevojiteshin shumë mund e sakrifica për të siguruar licencën.
Që atëherë, angazhimi i tij ka marë një intensitet më të madh, sepse përgjigjësia është e nivelit të veçantë, por që gjithçka arrihet me vullnet dhe entuziazëm./Lideri.mk

https://www.facebook.com/share/p/e4DtgbzNy8L4d8Et/?mibextid=oFDknk

TË FUNDIT
3 orë
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
3 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
3 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
3 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
4 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

ME TE LEXUARA

4 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë
1 ditë
Autostrada Ohër-Kërçovë gati në fund të 2026, ndërsa kishte nisur qysh më 2014
22 orë
Për 10 vjet, Tetova me 10 mijë nxënës më pak! (VIDEO)
3 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
1 ditë
Gjuha shqipe, Snopçe: Tentativë për grusht shteti!
20 orë
VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!
3 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
1 ditë
Tani për sa mund ta nxirrni pasaportën e Maqedonisë së Veriut

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe

hristijan mickoski

Mickoski uron pavarësinë e vendit

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ali ahmeti

Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

muhamer pajaziti

Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

IMG_7152

Kërçova përsëri në zi , 15-të vjeçarja ndërron jetë

naser

33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!

INFO

NA NDIQ