Kryeministri Talat Xhaferi do të jetë pjesë e portreteve të kryeministrave të vendit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Portreti i tij tashmë është vendosur në galerinë e fotografive artistike të kryeministrave të mëparshëm në Qeveri.
Në profilin e tij në Facebook, kryeministri Xhaferi ka falenderuar autorin e portretit Edmond Dhrami për “kryeveprën”.
“Faleminderit Edmond Dhrami, për pikturimin me mjeshtëri të portretit tim Kryeministror. Të uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin artistik!”, ka shkruar Xhaferi.(INA)