Poston në rrjetet sociale festën e golit, Turam e përgëzon në shqip

INA
INA

05/03/2024

Kristjan Asllani ka postuar në rrjetet sociale momentet e festimit të golit të tij të parë me fanellën e Interit, në një natë që padyshim do të jetë e paharrueshme për mesfushorin shqiptar. Ai ka pranuar gjithmonë se është një tifoz i zikaltërve dhe të shënonte në “San Siro” ka qenë padyshim e veçantë për të.

“Hera e parë në shtëpinë tonë është edhe më e bukur”, shkruante ai në postimin në Instagram që shoqëronte festën e golit.

Postim në të cilin kanë ardhur menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komente. Mes tyre ishte edhe ai i sulmuesit të Interit, Markus Turam, i cili kishte zgjedhur të shkruante në shqip.

“Sa lojtar”, ishte mesazhi i tij për mesfushorin shqiptar, duke marrë edhe ai pëlqime e përgjigje të shumta nga tifozët shqiptarë që ndjekin Asllanin në rrjetet sociale.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

fenerbahce

Fenerbahce gjobitet me 115 mijë euro, trajneri pezullohet 60 ditë

barca

Koeman futet në debatin e Xavit dhe Enriques, tregon tre personat e vetëm që kanë ADN-në e Barcelonës

Zhegrova

Zhegrova nuk u vlerësua shumë, kjo ishte nota e tij mbrëmë ndaj Aston Villas

atalanta

Milani bie në “San Siro”, Atalanta dhe Gjimshiti shkëlqejnë ndaj Liverpoolit

messi

Lionel Messi eliminohet nga Championsi i Concacaf-it

igli

Igli Tare në bisedime me Totenhemin dhe Çellsin

xavi

​Xavi: Jam krenar me ekipin tim

luis enrique

Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

INFO

NA NDIQ