PP me urdhër për hetim për katër personat e lidhur me kokainën e konfiskuar në Greqi, është caktuar masa e paraburgimit

Picture of INA
INA

11/05/2023

Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dje gjatë orëve të pasdites, solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore ndaj katër personave. Sipas gjetjeve në paraqitjen penale parashtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepër penale prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 me paragrafin 1 të Kodit penal.

Si rezultat i bashkëpunimit disamujor dhe këmbimit të informatave me Drejtorinë për luftë kundër drogës në Selanik, Republika e Greqisë, kumtuan nga Prokuroria publike e RMV-së, se prej fillimit të vitit 2022 deri më 08.05.2023, të dyshuarit, si anëtarë të grupit kriminel ndërkombëtar, duke vepruar bashkarisht me shtetas grekë dhe shqiptarë, kanë organizuar furnizim të paautorizuar dhe transport të kokainës nga Ekuadori, Amerika Jugore deri në Selanik. Me atë rast, secili nga anëtarët ka pasur rolin e vet gjaët furnizimit, transportit dhe dpeonimit të drogës narkotike.

Përveç urdhrit për zbatim të procedurës hetimore, prokurori publik duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që e arsyetojnë frikën nga rreziku nga ikja, se do t’i mbulojnë, falsifikojnë apo shkatërrojnë gjurmët e veprës penale dhe se me ndikim ndaj dëshmitarëve dhe bashkëpjesëmarrësve do ta pengojnë hetimin, si dhe frikën nëse mbrohen nga liria se do ta përsërisin veprën, dje, gjkatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore publike Shkup i parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarit. Gjykatësi i procedurës paraprake pjesërisht e pranoi propozimin e prokurorit dhe dy të dyshuarve, me Vendim u caktoi masë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa dy të dyshuarve të tjerë u caktoi mas të arrestit shtëpiak.

TË FUNDIT

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË