Prangoset haraçinasi me 9 migrantë nga India

Policia ka gjetur dhe ndaluar 9 migrantë nga India në një automjet të lënë në afërsi të terminalit doganor në pikën kufitare Bogorodicë.

Paraprakisht automjeti nuk është ndaluar kur policia i ka dhënë shenjë për ndalesë. Në automjet është gjetur edhe një person tjetër i ulur në sediljen e përparme, i cili është arrestuar, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën Pranuese – Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

“Në Autostradën Shkup – Gjevgjeli, në vendin e quajtur ‘Kluçka’ – fshati Smokvicë, mbrëmë në ora 19, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë që të ndalohet një automjet ‘BMV’ me targa të Shkupit, por automjet nuk ka ndaluar, por ka vazhduar që të lëvizet me shpejtësi të madhe drejt pikës kufitare ‘Bogorodicë’. Më vonë, në afërsi të terminalit doganor janë gjetur automjeti dhe bashkudhëtari E.J. (24) nga Haraçina e Shkupit. Gjithashtu, në afërsi të automjetit janë gjetur edhe nëntë persona migrantë nga India. Bashkudhëtari është arrestuar, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën Pranuese Transitore ‘Vinojug’ të Gjevgjelisë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën e MPB-së./TV Shenja