Prapa dyerve të mbyllura, Arsovska shpalos planin për zgjidhjen e kaosit në Shkup

Picture of ina-online
ina-online

22/08/2024

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, pavarësisht interesit të madh të medias dhe opinionit publik, lejoi kreun e Këshillit që të shpaloste në pika të shkurtra planin e ashtuquajtur për shpëtimin e Shkupit nga kriza e qarkullimit publik dhe mbeturinave, shkruan Alsat.

Në vija të trasha, për rikthimin efikas të qarkullimit publik në qytet do të duhet rinovimi dhe kthimi në rrugë i të paktën 30 autobusëve urban, ndërsa për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, të paktën 120 punëtorë sezonal në higjienën komunale.

“Është mirë që ne duam që punët t’i diskutojmë dhe t’i zgjidhim në këtë mënyrë, por fatkeqësisht publiku nuk mund të shohë publikisht një plan të paraqitur nga qyteti i Shkupit për zgjidhjen e problemeve, por të gjitha këto përsëriten se nuk ka mjaftueshëm të punësuar në Higjienën Komunale, do të thotë punëtorët sezonalë, se pajisjet janë të vjetruara dhe shpresoj se në seancën që do të mbahet më 29 të këtij muaji do të mund ta informoni opinionin se çfarë kanë plan përfaqësuesit e qytetit të Shkupit dhe zgjidhjen e problemeve që po i shqetësojnë qytetarët e qytetit të Shkupit”, tha Trajko Sllaveski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Para prezantimit të këtij plani, i cili do të duhet të miratohet përfundimisht njëzëri në Këshillin e Qytetit më 29 gusht, këshilltarët e Qytetit të cilët Arsovska i akuzonte shpeshherë për pengesa politike, dhanë fjalën para medias se nuk do të bëjnë kurrfarë pengese politike deri në arritjen e planit me zgjidhje.

“Ne si grup këshill çdoherë kemi thënë se votojmë në interes të qytetarëve dhe të gjitha këto programe për funksionimin e ndërmarrjeve publike, për pastrim, për rrugë për të angazhuar punëtorë sezonal ne i kemi votuar dhe kemi kërkuar qëndrim që të gjithë t’i votojnë sepse të gjithë ne mbajmë përgjegjësi por ne me 12 këshilltarë të zgjedhur mund të jemi kolektiv i shumicës dhe të kërkojmë përgjegjësi se perse deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, u shpreh Gordan Shutarov -Këshilltar i LSDM-së.

“Neve na u dha vetëm si detaj nga drejtoret, e lexuar se sa të punësuar u mungojnë dhe sa makina u mungojnë në ndërmarrjet, pra asgjë konkrete. Morëm premtim se raportin do ta marrim nesër por do të shohim se çfarë konkretisht do të marrim nga ndërmarrjet por e theksoj se do t’i votojmë programet që kjo situatë të zgjidhet”, theksoi Martin Stojanovski – Këshilltar i VMRO DPMNE-s.

Në takimin e sotëm me median u ritheksua edhe njëherë nevoja e shlyerjes së borxheve që sipas Qytetit të Shkupit, ishin detyrim i qeverisë së kaluar, në shumën e 8 milion eurove, si para për transportin e studentëve. Këto para janë ridestinuar nga rebalanci i buxhetit një muaj më parë, për t’i dhënë fund edhe presionit që vinte nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik që shumicën e kohës ishte në grevë. Pavarësisht se data 29 gusht është vetëm 7 ditë larg, autoritetet janë në garë me kohën që kriza e qarkullimit të mos rëndojë nxënësit në prag të vitit të ri akademik.

TË FUNDIT
11 minuta
Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë
54 minuta
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
58 minuta
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik
1 orë
Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)
1 orë
Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

ME TE LEXUARA

12 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
22 orë
Mexhiti: Maqedonia synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike
18 orë
Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist
1 ditë
Banorët e fshatit Gallatë distancohen nga ndodhitë në Kishën “Shën Petka”
11 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
22 orë
“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”! Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së

LEXO MË SHUMË

Haracina-780x439-1

Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

deputetet vlen 2

VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

INFO

NA NDIQ