Prapaskenat e diplomacisë në marrëveshjen Serbi Izrael dhe Kosovë

0

Nga Frymzim Dauti

Në Shtëpinë e Bardhë në Washington presidenti Trump duke e lexuar fjalimin që i’a kishin përgaditur bashkëpunëtorët e tij, na njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo ngjarje diplomatike nuk arriti që të tërhiqte kuriozitetin e nevojshëm të mediumeve dhe të audiencës që i ndjekin ngjarjet ndërkombëtare. Andaj dhe masmediat kryesore globale [çifute], thuajse aspak nuk u morrën me çështjen në fjalë. Ata media, që i dhanë pak rëndësi, e që janë media që mbështesin politikën konzervative në SHBA, e përmendën këtë aktivitet diplomatik dhe e lavdëruan presidentin Trump për pikën e marrëveshjes që ka të bëjë me Izraelin.

Presidenti Trump ishte i kënaqur nga përfundimi i takimit me Serbinë dhe Kosovën, dhe prandaj nxitoi që t’i informonte adhuruesit e tij, nëpërmjet Tweeter, se kishte arritur një sukses tjetër për çështjen e Izraelit. Ai i informoi ata se kishte kontribuar për paqen në Lindjen e Mesme dhe se i kishte bindur muslimanët e Kosovës që të njihnin shtetin e Izraelit. Siq dihet, Izraeli, sikur dhe Kosova, ka deficit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe përpiqet që të njihet nga shumë shtete me popullsi muslimane dhe nga Vatikani.

Shumë shqiptarë ndihen të prekur, disa bile edhe të ofenduar, pasi që Trump i konsideron shqiptarët si pjesë të Lindjes së
Mesme. Ky fakt nuk duhet të na befasojë pasi që ne jemi pjesë e Lindjes përshkak se konsiderohemi edhe si teritorë i ish Perandorisë Osmane. Deri në shekullin e kaluar, në të gjitha aktet diplomatike apo librat e ndryshëm të autorëve oksidental, shqiptarët konsiderehoheshin si popull oriental. Shumë shqiptarë që kanë problem me identitetin e tyre, zemërohen se përse administrata e Trump nuk i kosnideron shqiptarët evropian por oriental. Personalisht për mua, ky fakt nuk përfaqëson asnjë shqetësim, pasi që identiteti ynë është gërshetim i identitetit oriental dhe evropian, dhe se duhet t’i pranojmë që të dyjat si pjesë të identitetit tonë shqiptar. Unë jam krenar për identitetin tim oriental, ashtu sikur që përfaqësuesi i Trump-it [për iniciativën diplomatike në fjalë] është krenar se është homoseksual. Dhe sipas asaj që u morrën vesh në Washington, tani edhe politikanët kosovarë të “Lindjes së Mesme” do të duhet poashtu të jenë krenarë për faktin se do të lobojnë për të drejtat e homoseksualëve në botë.

Për mua, si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, është e dhimbshme kur shiqojë apo lexojë se si shumica e politikanëve apo opinionistëve [të paguar për trushpërlarje] shqiptarë, vrapojnë kush i pari do të delë në ekranet e televizorit apo që nëpërmjet deklaratave të lavdërojnë arritjen e amerikanëve për Kosovën me marrëveshjen e fundit. Megjithatë, përshkak se u paraqitën edhe zëra kritikë të politikanëve kosovarë, për marrëveshjen në fjalë, nuk planifikoj që të pronocohem nëpërmjet analizimit detal të tekstit në fjalë. Publiku shqiptar do të ketë mundësinë që ta ndjek debatin parlamentarë për këtë çështje, dhe dua të besojë se ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare do ta shtjellojnë profesionalisht përmbajtjen e tekstit në parlamentin e Kosovës.

Si ekspert, vetëm do të doja që të theksojë faktin se në të drejtën ndërkombëtare publike nuk ka ndonjë përkufizim apo nocion se si mund të quhet teksti në fjale. Kjo edhe për faktin se njëra palë, e që është përfshirë drejtëpërdrejtë apo tërthorazi në tekst, nuk ishte prezente në takim dhe si pasojë nuk është nënshkruar në dokumentin në fjalë si subjekt i veçantë. E kam fjalën për Izraelin. Kam qeshur me zë kur e lexova fjalin e fundit e ku qëndronte se Izraeli dhe Kosova do t’i normalizojnë marrëdhëniet. Në moment mu kujtua thënia e ish këshlltarit për Sigurinë Kombëtare të Trump, Bolton.

Kur përpiqej të sillej ndonjë rezolutë kundër veprimeve të Izraelit në Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së, Bolton, që atëherë ishte në pozitën e ambasadorit të ShBA-ve në OKB, thoshte: “ShBA nuk do të pranojë teksin e rezolutës për Izraelin pa pajtimin e ShBA-ve”. Ata që nuk janë ekspert të marrëdhënieve ndërkombëtare, e kanë të vështirë që ta deshifrojnë këtë thënie. Mirëpo, teksti i çështjes në fjalë për Kosovën, e qartëson thënien e Bolton me një shembull konkret. Që të jem më i qartë për ate çka tentojë që të them, do të duhet që t’i hedhim një sy se kush qëndron pas Trump në momentin kur ai lexonte tekstin për arritjen e marëveshjes në mes Serbisë, Kosovës dhe Izraelit. Aty qëndrojnë dhëndri çifut i Trump, zavendëspresidenti evangjelist Pence dhe homoseksuali evangjelist Grenell.

Tani, të përkujtojmë faktin që pas disa javëve do të kemi zgjedhje presidenciale në SHBA. Kjo nënkupton se agjenda e takimeve dhe veprimeve të Trump është plotësishtë në përputhje me agjendën e kampanjës parazgjedhore. Ky fakt gjithashtu nënkupton se takimi në Washington, në sytë e Trump dhe të rrethit të tij të ngushtë, nuk ishte asgjë tjetër përveq se pjesë e kampanjës parazgjedhore me qëllim të motivimit të komunitetit evangjelist që të vazhdojnë të mbështesin Trump me entuziazëm në zgjedhje. Të përkujtojmë që mbështetja e komunitetit evangjelist ishte jetike për zgjedhjen e Trump-it për president dhe se mbështetja e tyre vazhdon të mbetet jetike për rizgjedhjen e tij.

Të përkujtojë poashtu se premtimi parazgjedhorë i Trump, për dislokimin e ambasadës së ShBA në Kuds [Jerusalem], ishte premtim drejtuar kryesisht komunitetit evangjelist. Prandaj edhe në këtë kampanjë parazgjedhore, administrata Trump, ka marrë iniciativë që t’i kënaqë pritshmëritë e evangjelistëve. Janë ndërmarrë edhe hapa konkrete në këtë drejtim. Njëra nga ato aktivitete ishte që edhe Serbia, si shtet i parë i Evropës, të zhvendosë ambasadën në Kuds. Poashtu është paralajmëruar që këta ditë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli do të nënshkruajnë marëveshjen e lidhjeve të tyre diplomatike në prani të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, Arabia Saudite vendosi të lejojë përdorimin e hapësirës së saj ajrore për nevojat e fluturimeve civile të aeroplanëve të Izraelit. Përveq këtyreve Trump paralajmëroi se pritet që të ndodhin edhe risi të tjera për sa i përketë interesave të Izraelit. Përflitet që një nga ato risi mund të jetë që administrata amerikane, me ndihmën e Vuçiq, të përpiqen që ta detyrojnë edhe Bosnën, si shtet tjetër me popullsi muslimane nga “Lindja e Mesme”, që ta dislokojë ambasadën në Kuds.

Publiku shqiptar [përfshirë këtu edhe veten time] nuk e njeh sa duhet kryeministrin e Kosovës. Megjithate, kjo nuk ka shumë rëndësi. Kjo pasi që në këtë grackë diplomatike, ai e kishte rolin e kukllës dhe se prej fillimit deri në fund të procesit në fjalë ishte një autsajder. Ndaj mendimin që publiku i gjërë në Kosovë dhe Shqipëri nuk e njohin sa duhet presidentin e Serbisë, Vuçiq. Të përkujtojë se ai është “produkt” i nacionalistit numër 1 të Serbisë, Sheshel. Prandaj dhe të besohej se Vuçiq do të shkonte me lehtësi në Washington, me qëllimin që të njihte pavarsësinë e Kosovës, është një naivitet i skajshëm politik dhe diplomatik. Vuçiq ishte aq i besueshëm për Sheshelin sa që ai ishte edhe kordinatori kryesor i ekipit të juristëve që ndihmonin Sheshelin në mbrojtjen para Tribunalit të Hagës.

Që prej kohës kur Vuçiq e morri pushtetin dhe postin e ministrit të mbrojtjes, ushtria serbe është në pozita shumë më të volitshme si në aspektin e armatimit ashtu edhe në aspekektin e organizimit dhe disciplinimit. Për një periudhe relativisht të shpejtë ai arriti që ta minimizojë ndikimin politik të opozitës [sorosoiste] së Sërbisë dhe mediumeve të tyre. Arriti që ta fusë në binare ekonominë e Serbisë dhe sot Serbia është lider botërorë në tërheqjen e investimeve të huaja. Vuçiq shkëlqeu në karierën politike të Serbisë dhe sot është në majën e karierës së tij politike. Duke qenë në këtë pozitë të favorshme, ai me dinakëri dhe në pozitë thuajse të pavarur, ka mundësi që t’i planifikojë hapat e tij në interesë të Serbisë. Përparësi kjo, që pala negociuese kosovare nuk e ka, dhe nuk pritet që ta ketë edhe në një të ardhme të afërt.

Në Shtëpinë e Bardhë në Washington jo rastësisht Vuçiq pranoi që t’i ngopë apetitet apo egon e Trump dhe lejoi që edhe të fotografohej në pozitë të palakmueshme dhe në kundërshtim me protokollin diplomaktik të takimive në nivel të përfaqësuesëve të shteteve. Vuçiq, vetëm që jep mesazhin e fortë, se ai është i gatshëm që t’ia puthë edhe këmbët Trump-it, për sa kohë që ShBA nuk ushtron presion që Serbia të njohë shtetin e Kosovës.

Në takimin në fjalë, Vuçiq, poashtu i bëri favor Trump-it dhe i mundësoi atij që të aktrojë si i reptë në sy të publikut amerikan për çështjen e sanksionimit të interesave ekomomike të Rusisë dhe Kinës në Serbi. Megjithate, Vuçiq është i vetëdijshëm, që shtetet në fjalë, nuk do t’ia zënë për të madhe këtë devijim të tij dhe se ata do të gjejnë mekanizma për ta kompenzuar dëmin eventual ekonomik në forma dhe metoda të tjera.

Përfundimisht Vuçiq del fitimtar nga ky incident diplomatik në Washington. Ai arriti që ta takonte Trump-in në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i relaksonte marrëdhëniet me SHBA-në. Serbia siguroi tërheqjen e kapitalit të bankierëve çifutë për investime infrastrukturore të interesave serbe deri në Detin Adriatik ndoshta dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë], dhe arriti të suspendojë angazhimin dhe mundësinë e antarësimit të Kosovës në OKB për të paktën 1 vjetë. Serbia, përveq mbështetjes besnike të Rusisë dhe Kinës që e kishte në dekadat e fundit, tani ka gjasa që t’i ketë në dispozicion marrëdhëniet e sinqerta edhe me ShBA-në, asetin kryesorë që Kosova e ka në ordillin e saj për shtetë.

Dhe çka është më shqetësuese për Kosovën, është fakti që mund të vështirësohet përkrahja e parezervë diplomatike dhe ekonomike e asetit tjetër shumë të fuqishëm dhe të rëndësishëm të Kosovës, gjegjësisht Turqia. Vuçiq, me dinakërin e tij arriti që t’i përmirësojë marrëdhëniet edhe me Turqinë, duke u lejuar sipërmarësve të Turqisë që të hynin në tregun e Serbisë. Situata e re e tendosur diplomatike e krijuar në mes Kosovës dhe Turqisë, kuptohet që i shkon përshtati Serbisë. Megjithate, në pozitën e njohësit të rrethanave politike dhe diplomatike të Turqisë, besojë thellësisht që populli i Kosovës do të vazhdojë të ketë mbështetjen e parezervë të Turqisë, përshkak edhe të lidhshmërisë historike që daton nga koha e Perandorisë Osmane.

Nëse Trump rizgjidhet president, kjo mund të nënkuptojë që Vuçiq do të ketë përparësinë se ka kontribuar pozitivisht në kampanjën parazgjedhore të Trump. Favore dhe disfavore këta që karakteri i personalitetit të Trump i merrë shumë për zemër. Këtë fakt ne e dime edhe nga përvoja e shembullit me Kryeministrin e Shqipërisë, kur ky i fundit e kritikoi Trump-in gjatë kampanjës parazgjedhore 2016 për shkak të paralajmërimit të Trump për ndalesën e udhëtarëve për në SHBA nga disa shtete të Lindjes së Mesme. Atëherë, mentori [çifuti Soros] politik dhe financiar i Kryeministrit të Shqipërisë, e detyroi Kryeministrin në fjalë që të dilte dhe të kritikonte Trump-in në emër të shtetit me popullsi muslimane.
Ndoshta dhe kjo mund të jetë arsyeja që Trump i konsideron shqiptarët popull të Lindjes së Mesme!