Luiz Ejlli qëndroi sonte në Prishtinë, ku mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Padyshim se pati edhe prononcime të ndryshme për medie, teksa një të tillë e regjistroi edhe për gazetaren e lajmi.net, Florjanë Hoti.
Ejlli u përgjigj në disa pyetje interesante, ndërsa s’i iki dot as asaj nëse preferon një djalë apo një vajzë nga martesa me Kiarën, për të cilën u raportua së fundi se është shtatzënë.
“Veç le të jetë shëndosh”, vlerësoi këngëtari, duke refuzuar kështu të preferojë.
Veç kësaj, ai foli edhe për raportet e tij me Oltën, momentet në Prishtinë, pritjen në kryeqytetin kosovar e shumëçka tjetër.
Për më shumë, storia e pozicionuar lart.