Prej 22 janarit nisin procedurat për Qeverinë teknike, në Kuvend do të konstatohet dorëheqja e Kovaçevskit dhe Xhaferit

INA
INA

09/01/2024

Nga Kuvendi njoftojnë se pas koordinimit të parë për vitin 2024, në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar do të ketë aktivitete për formimin e qeverisë teknike, përcjell TV21. Nga Kuvendi shtojnë se në kohën e Qeverisë teknike, respektivisht në 100 ditët e kësaj qeverie, nuk do të ketë pyetje deputetësh.

Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që ky i fundit do të marrë drejtimin e ekzekutivit.

Shtesë, në këtë periudhë kohore Kuvendi do ta njoftojë presidentin për ndarjen e mandatit për kryetar të ri të Qeverisë, formim të Qeverisë së re, zgjedhje të ministrave, zëvendësministrave dhe zv/ministrave shtesë të ekzekutivit teknik.

Kuvendi gjithashtu do të duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të Xhaferit si deputet, pas çka do të vijojë verifikimi i mandatit për deputetin e ri nga Njësia e Pestë Zgjedhore./tv21.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ