Prej nesër fillon tarifa e lirë e rrymës

INA
INA

30/11/2023

Prej nesër fillon tarifa e lirë e rrymës në periudhën prej orës 13 deri ora 15.

Me vendosjen e tarifës së lirë ditore, amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga dita e hënë deri të shtunën dhe 24 orë të dielën.

Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15.

“Me vendosjen e tarifës së lirë ditore, amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga dita e hënë deri të shtunën dhe 24 orë në ditë gjatë së dielës. KRRE pas analizave të bëra, vlerësoi se janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orë shtesë, në të cilat kompensimi për energjinë e harxhuar elektrike do të llogaritet me tarifë të lirë. Të dhënat tregojnë se cikli investues në burime ripërtëritëse të energjisë e ka rritur prodhimin e energjisë elektrike, me çka drejtpërdrejtë është ndikuar në zvogëlimin e çmimit gjatë ditës”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Aktet nënligjore që i miratoi KRRE-ja konfirmojnë edhe afate të reja, sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre më së voni deri 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri 30 nëntor dhe të njëjtat do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

INFO

NA NDIQ