Prej nesër ngrirje të çmimeve për prodhimet e qumështit dhe pastave, më pas për pemët dhe perimet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Mars, 2023

Prej nesër hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve për produktet e qumështit dhe pastave. Qeveria u dha afat tregtarëve edhe një javë afat që vetë ta bëjnë korrigjimin.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi shpreson që nga nesër të shohë çmime të reja nëpër raftet e markteve. Ai beson se nëse çmimet e lëndëve të para bien, duhet të bien edhe çmimt e produkteve të njejta. Bytyqi premtoi se pas kësaj mase pason vendimi për uljen dhe ngrirjen e çmimeve për pemët dhe perimet.

“Nëse prodhuesit dhe tregtarët nuk reagojnë, mesazhi është i qartë: nuk do t’i lëmë të qetë qytetarët dhe do të marrim një vendim në interes të qytetarëve. Me sa duket jemi mësuar me këtë në shoqërinë tonë, është gjithmonë dita e fundit, edhe nëse është për një punë të mirë presim ditën e fundit. Çmimet që i thamë do t’i shohim nesër në mëngjes””, theksoi Bytyqi.

Nga nesër pastat(makaronat) do të lirohen me 15% dhe produktet e qumështit me 10%. Kjo do të thotë se makaronat të cilat më 1 të këtij muaji kushtonin 49 denarë, nga nesër do të duhet të shiten për 41 denarë. Qumështi, nga ana tjetër, i cili blihet për 76 denarë, nga nesër duhet të jetë 68. Në këtë vendim janë përfshirë edhe gjiza, djathi i lopës, qumështi i thartë dhe kosi.

Ky është ngrirja e dytë e çmimeve këtë vit. E para në listë ishte buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë me 33 denarë. Nga produktet bazë, çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit kanë mbetur të pa ngrira, për të cilat Qeveria ka konfirmuar se janë duke u bërë analiza. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kurti finer

Kurti merr një telefonatë nga Amerika. Ja çka u bisedua

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

INFO

NA NDIQ