Prej nesër, pika “Prolet” për nxjerrje të pasaportave do të punojë me termin

INA
INA

06/02/2024

Sot është dita e fundit në stacionin policor “Prolet”, ku qytetarët mund të bënin fotografi për dokumente personale pa caktuar termin.

Nga nesër pika do të punojë me 14 stacione bazë, por me termin paraprak, njoftojnë nga MPB.
“Nga nesër, e mërkurë, (07.02.2024) pika e fotografimit për dokumente personale në stacionin policor Prolet nuk do të funksionojë pa termin, por do të shndërrohet në pikë për terminet e caktuara për të gjithë ata që e kanë bërë këtë më herët, në territorin e qytetit të Shkupit deri në fund të vitit 2024″.

“Transformimi është bërë me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit dhe të lehtësohet dhe përshpejtohet marrja e dokumenteve personale për banorët e Shkupit. Qytetarët që tashmë kanë caktuar termin do të kontaktohen nga operatori ekonomik përgjegjës dhe do t’u ofrohet termin i ri në një kohë shumë më të shkurtër. Në të njëjtën kohë, ato terminet e lira gjatë pastrimit të të gjitha listave do të mbeten të disponueshme për rezervimet e ardhshme”.
“Nga nesër brenda stacionit Prolet do të funksionojnë 14 stacione bazë, ku qytetarët do të fotografohen nga e hëna në të shtunë, ndërsa nga e hëna (12 shkurt 2024) do të vendoset edhe ndërrimi i dytë për fotografim”.

“Njoftojmë qytetarët se në ditët në vijim caktimi i termineve për fotografim për dokumentet personale do të bëhet vetëm përmes telefonit dhe për arsye teknike nuk do të mundësohet caktimi përmes internetit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, qytetarët presin me orë të tëra para stacionit policor Prolet për të marrë dokumentet pa caktuar termin. Kjo pikë është hapur me synimin për të lehtësuar procesin pasi qytetarët nuk mund të marrin terminet për dokumentet e reja të udhëtimit në kohë.
Në seancën e sotme të Qeverisë do të diskutohet edhe për problemin që lindi me dhënien e dokumenteve të udhëtimit. Priten masa specifike që do të përshpejtojnë procesin.

Pas datës 12 shkurt, dokumentet e vjetra të udhëtimit do të jenë të pavlefshme për përdorim të jashtëm sipas Marrëveshjes së Prespës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ