Prej sonte Shkup-Beograd përmes autostradës së re

0

Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sonte bashkërisht do të hapin krahun jugor të Korridorit 10. Nga pala maqedonase, Zaevi do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, shkruan Alsat M.
Presidenti serb deklaroi se mbërritja e Zaevit është lajm i rëndësishëm dhe tregon për rëndësinë e Korridorit 10, duke shtuar se nga Beogradi deri në Maqedoninë e Veriut, prej tani do të mbërrihet për tri orë. Me hapjen e aksit në Grykën e Gërdelicës, Serbia me 600 kilometra autostradë do të lidhet me Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.