Prej sot gjoba për vozitësit që nuk kanë ndërruar patentë shoferët serbë

Picture of INA
INA

26/08/2024

Që nga sot, shoferët të cilët nuk kanë ndërruar patentë shoferët e lëshuar nga Serbia do të gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë fundjavës ka paralajmëruar se vozitësit që nuk kanë bërë zëvendësim nuk do të mund t’i ngasin veturat e tyre dhe nga sot do të fillojnë me ndëshkimin e tyre, pasi që dokumentet e tilla konsiderohen të paligjshme në Kosovë.

Nuk dihet se sa do të jetë shuma e gjobës dhe siç tha MPB-ja e Kosovës, këto gjoba do të caktohen nga gjykata. Procesi i shkëmbimit të patentë shoferëve ka shkuar pa probleme dhe gjatë kësaj periudhe janë shkëmbyer mbi 6.300 dokumente.

Të premten ka përfunduar procesi i zëvendësimit të patentë shoferëve të Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Nga dita e sotme, drejtuesit e automjeteve që nuk kanë ndërruar dokumentet, gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre.

Pesë muaj pas përfundimit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat e Serbisë në ato të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës filloi procesin e ndërrimit të patentë shoferëve.

Shoferëve u është dhënë një afat prej tre muajsh e gjysmë që t’i ndërrojnë patentë shoferët e lëshuar nga MPB-ja e Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Fillimisht u dha afati nga 9 maji deri më 9 gusht, e më pas MPB-ja e Kosovës e zgjati procesin e zëvendësimit deri më 23 gusht. Ky afat ka skaduar të premten, kështu që nga sot vozitësit, para së gjithash në veri të Kosovës ku ka pasur më së shumti dokumente të tilla, nuk do të mund të drejtojnë më veturat e tyre nëse kanë dokumente serbe.

Më së shumti kërkesa për ndërrim të patentë shoferëve janë paraqitur në veri të Kosovës, 5.574.

Në Leposaviq ka pasur 1.944 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1.536, në Zubin Potok 940 dhe në Zveçan 1.154.

TË FUNDIT
10 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
13 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
17 orë
Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku - rrëfehen dëshmitarët
21 orë
Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit
21 orë
“Vuçiq po synon luftë në Kosovë!”, eksperti austriak ‘shokon’ me deklaratën: Ja kur po e planifikon atë!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

liburn aliu albin kurti rouge

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

Gunter Fehlinger

“Vuçiq po synon luftë në Kosovë!”, eksperti austriak ‘shokon’ me deklaratën: Ja kur po e planifikon atë!

ardita sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen në rajon

Blerim-Latifi

Latifi i bindur se hoxha nga Sanxhaku është UDB-ash

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

INFO

NA NDIQ