Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

INA
INA

28/02/2024

Sot më 28 shkurt, në të gjitha departamentet e zonës dhe zyrat e KShZ-së, fillon kontrolli publik në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Siç u tha në seancën e djeshme të KShZ-së, kontrolli në listën zgjedhore do të zgjatë deri më 18 mars, ndërkaq përveç kontrollit fizik, qytetarët mund ta kontrollojnë emrin e tyre edhe në ueb-faqen https://izbirackispisok.gov.mk/.

Në departamentet e zonës, do të mund të dorëzohen edhe kërkesa zyrtare për regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave të qytetarëve në Listën Zgjedhore.

Në pajtueshmëri me Rregulloren dhe Kodin Zgjedhor, Lista Zgjedhore që do të shkojë në zgjedhje mbyllet dhe nënshkruhet më së voni 15 ditë para zgjedhjeve.

“Në interes të transparencës së procesit zgjedhor, apelojmë që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën dhe t’i verifikojnë të dhënat e tyre. Në pajtueshmëri me afatin dhe Kodin Zgjedhor, të dhënat për Listën Zgjedhore vendosen në kontroll prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve më 14 shkurt, ndërkaq pas kontrollit publik nëse ka kërkesa të bazuara për ndryshime të caktuara, KSHZ në mënyrë përkatëse do të veprojë”, theksoi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Ai rikujtoi se adresat e departamenteve dhe zyrave janë të theksuara në ueb-faqen e KSHZ-së, por edhe se afërsisht të gjitha janë të vendosura në zyrat e vetëqeverisjeve lokale të komunave.

“Ato janë departamentet e njëjta dhe zyrat ku për momentin vijon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve”, sqaroi Kondarko.

Në lidhje me vijimin e kontrollit dhe numrin e qytetarëve të cilët kryejnë kontroll të Listës Zgjedhore, KSHZ do të informojë në bazë ditore dhe vazhdimisht do të apelojë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë në interes të procesit zgjedhor.

Ndryshe, zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

642c989a-1854-4176-9cae-98cd54b1817d

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

ali ahmeti manastir prespe

Evropa është në luftë, Lindja është në luftë” – Ali Ahmeti falënderon liderët e Frontit që u bashkuan

74485e0b-0e12-4a27-bd6b-b553b07e5a17

Azizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer, thonë se “e nisëm luftën për lliri BDI-ja e shndërroi në luftë për LGBDI”

osmani

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Bujar Osmani

Osmani: Në seancën e Qeverisë do të propozoj tërheqjen nga iniciativa Ballkani i Hapur

MEXHITI

Izet Mexhiti takim me qytetarë dhe tregtarë nga Çairi

gashi afrim

Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

BE do të ndajë rreth 750 milionë euro për NVM-të në Ballkanin Perëndimor

INFO

NA NDIQ