Prej sot nisin punimet për Korridorin 8

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/04/2023

Për sot janë paralajmëruar punimet për ndërtimin e autostradës së Korridorit 8, nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel and Enka”.

Paralajmërimet qeveritare ishin se më 22 prill nisin punimet në terren për Korridorin 8, ndërsa për Korridorin 10D është planifikuar 12 maji, përcjell INA.

Mirëpo, edhe pse Qeveria ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit, nuk do të thotë që makineritë e ndërtimit do të dalin në terren.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksuan se duhet të fillojnë vetëm disa matje gjeodezike, përkatësisht lokacionet ku punëtorët do të kenë pushimoret dhe qëndrimin e tyre, përgjatë autostradës që do të ndërtohet. Po ashtu duhet të përcaktohen edhe lokacionet ku do të vendosen makinat e ndërtimit, por pa pasur një plan të saktë se kur do të ndizen ato makina.

Zyrtarisht nga data 22 prill fillon zbatimi i kontratës, që praktikisht do të thotë se kontraktori fillon të gjitha punët përgatitore në terren, regjistrimin e terrenit, projektimin, përgatitjen e lokacioneve për kampe për punëtorët dhe makineritë e ndërtimit, përgatitjen e projekteve urbanistike për korridoret rrugore dhe procedurat e shpronësimit.

Sipas Qeverisë, këto dy korridore janë historikisht projektet më të mëdha infrastrukturore në vendin tonë. Nga ana tjetër opozita ka akuzuar për mungesë transparence të gjithë asaj që lidhet me marrëveshjen dhe ndryshimet ligjore që duhen bërë në mënyrë që ajo të realizohet. Sipas opozitës VMRO-DPMNE ky projekt po dëshmon se qeveria po tenton të kryejë një grabitje historike.

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro dhe të paktën 300 milionë do të nevojiten për shpronësim. (INA)

TË FUNDIT

Rokas: Mbështetja e medieve është investim në demokraci

Dhunuesit 27 prillit në Kuvend për kryeministrin nuk janë terroristë

Presidenti dhe kushtetuta

Durmishi: Anketa e fundit e porositur nga Artan Grubi

Serbia dëbon maqedonasen, reagon Shkupi zyrtar

Rusia i përgjigjet Trump, tregon kushtet për një armëpushim me Ukrainën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË