Prej sot posedim i obliguar i pajisjes dimërore

Picture of INA
INA

15/11/2024

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se prej sot, 15 nëntor e deri më datën 15 mars në pajtim me dispozitat nga “Ligji për siguri në komunikacionin rrugor”, automjete të cilat qarkullojnë në komunikacion publik në rrugë janë të detyruar të posedojnë pajisje të parapara dimërore.

Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjet e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor. (Gazeta Zyrtare nr. 31 nga viti 2010), si pajisje dimërore të mjeteve motorike nënkuptohen:

Për automjete motorike të cilat nuk tejkalojnë 3.500 kg, goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomave të shtresës shkelëse në masë dhe gjerësi prej katër milimetrave, goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet nuk ka zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera të përshtatshme.

Për automjete me rrota lëvizëse në të gjitha katër rrotat (4×4): goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomave të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi prej 6 mm dhe goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet nuk ka zinxhirë për borë dhe në rast kur kanë lëvizje të përhershme në të katër rrotat, zinxhirë për dëborë duhet të posedojnë së paku në boshtin e pasëm, kurse në rast të diskut të palosshëm, zinxhirë për borë duhet të kenë së paku në boshtin i cili është i kyçur tërë kohën.

Për automjete mbi 3.500 kg, goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomës dhe të shtresës shkelëse në masë dhe gjerësi prej 6 milimetrave dhe goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet ka zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera të përshtatshme;

“Autobusë dhe mjete transportuese të cilat për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse duhet të posedojnë pneumatik në rrotat lëvizëse dhe mjet dore-lopatë”, sqarojnë nga MPB.

Goma dimërore janë ato goma të cilat në anën e tyre kanë një shenjë „MS”, “M+S”, “M & S” dhe një shenjë fjollë dëbore në një mal të stilizuar me tri maja.

Në pajtim me dispozitat e Rregullores për pajisje të detyrueshme për automjetet, në komunikacionin rrugor për automjete është e ndaluar vendosja e gomave me gozhda.

MPB-ja apelojnë te shoferët t’u përmbahen detyrimeve ligjore për posedimin e pajisjeve dimërore, për arsye se në këtë mënyrë mundësojmë zhvillimin e trafikut pa pengesa dhe të sigurt nëpër rrugë në kushte dimri.

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË