Prej sot “shkrihen” çmimet e prodhimeve themelore, do të ketë marzhe të kufizuara

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/03/2022

Hyn në fuqi vendimi për caktimin e marzheve më të larta tregtare të çmimeve shitëse të prodhimeve themelore ushqimore në tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të martën e kaluar e solli Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa ndërpritet vendimi paraprak për ngrirje të çmimeve të prodhimeve themelore ushqimore.

Vendimi i ri, në të cilin në listën e prodhimeve themelore ushqimore janë shtuar edhe pemët dhe perimet, gruri, vaji i parafinuar i lulediellit dhe kripa, do të vlejë deri më 31 maj të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me vendimin përcaktohet që marzha më e lartë tregtare të jetë deri 5 për qind të çmimit shitës të llogaritur në tregtinë me shumicë, gjegjësisht deri 10 për qind të çmimit shitës në tregtinë me pakicë te buka, sheqeri, kripa, mielli – lloji 400, vaji i papërpunuar i lulediellit dhe vaji i lulediellit për ushqim, qumështi i qëndrueshëm me përmbajtje yndyre prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishi i freskët dhe produkteve të mishit, djathi dhe gjiza, orizi, vezët, brumërat, misri dhe pemët e perimet. Tek tregtarët e shitjes me pakicë në shumën e përgjithshme të marzhit tregtar deri 10 për qind janë përfshirë rabati dhe kompensimi të cilët tregtari i shitjes me pakicë i paguan nga tregtari i shitjes me shumicë për reklamim dhe për pozicione primare dhe sekondare për ekspozim të mallrave në rafte.

Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, siç paralajmëroi, do të vijojnë gjoba. Për shkeljen e këtyre masave sipas nenit 30 të Ligjit për tregti janë paraparë gjoba në vlerë prej 800 deri 1.000 euro në kundërvlerë të denarit për një tregtar mikro, prej 1.600 deri 2.000 për një tregtar të vogël, nga 3.000 deri 6.000 për një tregtar të mesëm dhe nga 7.000 deri 10.000 për një tregtar të madh.

Në periudhën e ardhshme, siç tha, Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të dalë në terren me kontrolle të përforcuara te tregtarët dhe u bëri thirrje qytetarëve të cilët do të vërejnë rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë të raportojnë në numrin pa pagesë 191 të ISHT.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konsideron se me vendimin për kufizim të marzheve do të stabilizohet tregu dhe nuk beson se do të ketë goditje të re të çmimeve.

Oda Ekonomike, ndërkaq, të premten kërkoi takim urgjent me ministrin e Ekonomisë për konsultime shtesë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për ngrirjen e marzheve në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Nëse marzhi ngrihet për një periudhë të caktuar, sipas kompanive anëtare të Odës, ai duhet të jetë në lartësi prek 20 për qind në tregtinë me pakicë, ndërsa nevojitet edhe korrigjim i listës së prodhimeve, përkatësisht vendimi i Qeverisë t’u referohet vetëm prodhimeve themelore në sektorët e përfshirë me të. Nëse nuk bëhet korrigjim i listës, thonë nga Oda, tregtarët e shitjes me pakicë do të jenë të detyruar këto prodhime në periudhën në vijim t’i anulojnë.

TË FUNDIT
38 minuta
Ilire Dauti i reagon Hristijan Mickoskit: Urdhra te ne jo, ruajini për te VLEN
44 minuta
Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh
50 minuta
Ligji i ri për konfiskimin e pasurisë mund të trondisë elitën politike në Kosovë
1 orë
Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës
2 orë
Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

ME TE LEXUARA

10 orë
Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta
1 ditë
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
7 orë
Mickoski: Nuk kemi biseduar me VLEN-in për statusin e veteranëve të UÇK-së
1 ditë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
4 orë
Stano flet për agjendën e takimit të nesërm në Bruksel, temë Marrëveshja e Ohrit
10 orë
KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori
1 ditë
“Vuçiq po synon luftë në Kosovë!”, eksperti austriak ‘shokon’ me deklaratën: Ja kur po e planifikon atë!

LEXO MË SHUMË

ilire-dauti

Ilire Dauti i reagon Hristijan Mickoskit: Urdhra te ne jo, ruajini për te VLEN

Screenshot_1273

Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh

IMG_0649

Ligji i ri për konfiskimin e pasurisë mund të trondisë elitën politike në Kosovë

ilire dauti

Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës

dijana toska

Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

Peter Stano

Stano flet për agjendën e takimit të nesërm në Bruksel, temë Marrëveshja e Ohrit

gordana siljanovska rumen radev

MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

Glauk Konjufca

Konjufca i përgjigjet Vuçiqit: Nuk u frikësohemi kërcënimeve të Serbisë

mickoski

Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

INFO

NA NDIQ